Rrugët e sportit dhe miliarderëve shpesh janë kryqëzuar. Edhe më shumë në vitet e fundit, kur vlerat e skuadrave janë rritur në mënyrë stratosferike. Siç bën të ditur Forbes, janë 62 miliarderë që zotërojnë pjesën më të madhe ose janë partnerë të 78 shoqërive në Ligat më të rëndësishme sportive në botë, vlera e përgjithshme e të cilave shkon në 322 miliardë dollarë.
Në krye të klasifikimit të Forbes të 20 presidentëve më të pasur në sportin botëror është Steve Ballmer, një ndër 30 të punësuarit e parë të Microsoft (dhe CEO nga viti 2000 deri në vitin 2014 i shoqërisë së themeluar nga Bill Gates) dhe pronar i ekipit të NBA, Los Angeles Clippers.
Pasuria neto e tij arrin rreth 30 miliardë dollarë, kjo falë edhe rritjes së vazhdueshme të vlerës së aksioneve të Microsoft në muajt e fundit.
Pas tij gjejmë Mukesh Ambani, manjatin indian të naftës dhe gazit, me një pasuri prej 23,4 miliardë dollarësh, në rritje me 4 miliardë krahasuar me një vit më parë. Ambani, një ndër themeluesit e ligës së kriketit në Indi (Indian Premier League), zotëron Mumbai Indians nëpërmjet Reliance Industries, të themeluar në vitin 1996 nga i ati,e cila sot është ndër kompanitë më të pasura në Indi, me një vlerë prej 44,5 miliardë dollarësh.
Në vend të tretë është një tjetër miliarder që lidhet me Microsoft, Paul Allen, themelues i kompanisë së bashku me Bill Gates. Sot, pasuria e Allen shkon në 19,9 miliardë dollarë dhe është aksioneri kryesor i Seattle Seahawks në NFL (ligë ku 19 nga 30 shoqëri janë pronë e miliarderëve) si dhe pronar i Portland Trail Blazers në NBA.
Më pas renditet bosi i Red Bull, Dietrich Mateschitz. Biznesi i tij është shtrirë prej vitesh në futboll dhe në sportet automobilistike. Sa i përket miliarderëve në futboll, në këtë klasifikim gjejmë pronarin e Chelsea-t, Roman Abramovich (në vend të 7) dhe Silvio Berlusconi-n, i cili është ende në krye të Milanit (në pritje të shitjes së klubit) në vend të 13, me një pasuri prej 7 miliardë dollarësh.
Më poshtë klasifikimi i plotë i presidentëve më të pasur në botën e sportit.
1. Steve Ballmer
(në vend të 21-të në klasifikimin e personave më të pasur në botë)
Pasuria neto: 30 miliardë dollarë
Burimi kryesor i të ardhurave: Microsoft
Skuadra: Los Angeles Clippers (NBA)
2. (33) Mukesh Ambani
Pasuria neto: 23.2 miliardë dollarë
Burimi kryesor i të ardhurave: naftë e gaz
Skuadra: Mumbai Indians (Indian Premier League – Kriket)
3. (42) Paul Allen
Pasuria neto: 19.9 miliardë dollarë
Burimi kryesor i të ardhurave: Microsoft, investime
Skuadrat: Seattle Seahawks (NFL), Portland Trail Blazers (NBA)
4. (86) Dietrich Mateschitz
Pasuria neto: 13.4 miliardë dollarë
Burimi kryesor i të ardhurave: Red Bull
Skuadrat: New York Red Bulls (MLS – Liga e futbollit në Amerikë), Red Bull Racing, Skuderia Toro Rosso (Formula 1)
5. (96) Philip Anschutz
Pasuria neto: 12.5 miliardë dollarë
Burimi kryesor i të ardhurave: investime
Skuadrat: Los Angeles Kings (NHL – Liga e Hokejit në akull), Los Angeles Galaxy (MLS – Liga e futbollit në Amerikë)
6. (118) Hasso Plattner
Pasuria neto: 11.2 miliardë dollarë
Burimi kryesor i të ardhurave: Software
Skuadra: San Jose Sharks (NHL – Liga e Hokejit në akull)
7. (139) Roman Abramovich
Pasuria neto: 9.1 miliardë dollarë
Burimi kryesor i të ardhurave: çelik, investime
Skuadra: Chelsea (futboll)
8. (145) Mikhail Prokhorov
Pasuria neto: 8.9 miliardë dollarë
Burimi kryesor i të ardhurave: investime
Skuadra: Brooklyn Nets (NBA)
9. (158) Shahid Khan
Pasuria neto: 8.2 miliardë dollarë
Burimi kryesor i të ardhurave: pjesë këmbimi për makina
Skuadra: Jacksonville Jaguars (NFL)
10. (159) Micky Arison
Pasuria neto: 8.1 miliardë dollarë
Burimi kryesor i të ardhurave: Carnival Cruises
Skuadra: Miami Heat (NBA)
11. (182) Stanley Kroenke
Pasuria neto: 7.5 miliardë dollarë
Burimi kryesor i të ardhurave: sport, sektori imobiliar
Skuadrat: Los Angeles Rams (NFL), Arsenal (futboll), Denver Nuggets (NBA), Colorado Avalanche (NHL – Liga e Hokejit në akull)
12. (186) Stephen Ross
Pasuria neto: 7.4 miliardë dollarë
Burimi kryesor i të ardhurave: sektori imobiliar
Skuadra: Miami Dolphins (NFL)
13. (199) Silvio Berlusconi
Pasuria neto: 7 miliardë dollarë
Burimi kryesor i të ardhurave: Media
Skuadra: AC Milan (futboll)
14. (239) Marian Ilitch
Pasuria neto: 6 miliardë dollarë
Burimi kryesor i të ardhurave:Pizza
Skuadrat: Detroit Red Wings (NHL – Liga e Hokejit në akull), Detroit Tigers (MLB – Liga e Bejsbollit Amerikan)
15. (250) Daniel Gilbert
Pasuria neto: 5.8 miliardë dollarë
Burimi kryesor i të ardhurave: Quicken Loans
Skuadra: Cleveland Cavaliers (NBA)
15. (250) Charles Johnson
Pasuria neto: 5.8 miliardë dollarë
Burimi kryesor i të ardhurave: Menaxhimii parasë
Skuadra: San Francisco Giants (MLB – Liga e Bejsbollit Amerikan)
17. (269) Richard DeVos
Pasuria neto: 5.6 miliardë dollarë
Burimi kryesor i të ardhurave: Amway
Skuadra: Orlando Magic (NBA)
17. (269) Joe Lewis
Pasuria neto: 5.6 miliardë dollarë
Burimi kryesor i të ardhurave: investime
Skuadra: Tottenham Hotspur (futboll)
19. (303) Jerry Jones
Pasuria neto: 5.2 miliardë dollarë
Burimi kryesor i të ardhurave: Dallas Cowboys
Skuadra: Dallas Cowboys (NFL)
20. (315) Robert Kraft
Pasuria neto: 5.1 miliardë dollarë
Burimi kryesor i të ardhurave: New England Patriots
Skuadra: New England Patriots (NFL)
*Në foto, Steve Ballmer, komisioneri i NBA, Adam Silver, dhe Michael Jordan