Për herë të parë në 13 vjet ka një ndryshim në krye të klasifikimit të përvitshëm të The most innovative companies të Boston Consulting Group.
Në sondazhin botëror të vitit 2019, lideri “historik” Apple renditet në vend të tretë, ndërsa Google dhe Amazon ngjiten respektivisht në vend të parë dhe të dytë. Pesë vendet e para mbyllen me Microsoft dhe Samsung.
Nëse 2018-a dëshmoi rikthimin e kompanive europiane në klasifikim, 2019 konfirmon trendin pozitiv, duke regjistruar 16 të tilla në 50 vendet e para, me 6 hyrje të reja (2 gjermane, 2 holandeze dhe dy angleze). Adidas është kompania e parë europiane që shfaqet në klasifikim, në vendin e 10, ndjekur nga BASF dhe Siemens, respektivisht në vendin e 12 dhe të 17.
Të intervistuarit nga vendet europiane i japin rëndësi më të madhe inovacionit. 41% e konsiderojnë prioritetin absolut për kompanitë e tyre përkundër 33% të intervistuarve në vendet e zhvilluara. 61% e indianëve dhe 43% e kinezëve mendon se inovacioni është prioriteti absolut.
Ndër vendet e marra në studim, Mbretëria e Bashkuar dhe Europa shfaqin ambicien më të madhe. 38% e anglezëve dhe 37% e europianëve (duke përjashtuar Mbretërinë e Bashkuar) e konsiderojnë inovacionin prioritetin absolut. Në anën tjetër, përkundrazi, vetëm 18% e të intervistuarave nga Australia dhe Zelanda e Re i japin vendin e parë inovacionit.
Nga analiza del se si rëndësia në rritje e teknologjisë dixhitale mbetet një tendencë e fortë për inovatorët. Sipas të intervistuarve 6 nga 8 aspekte kryesore të inovacionit do të kenë ndikim më të madh brenda 3 – 5 viteve të ardhshme të lidhura me teknologjitë dixhitale: platforma teknologjike, adoptimi i shpejtë i teknologjive të reja, design dixhital, big data, mobile dhe Inteligjenca Artificiale.
Në veçanti, Inteligjenca Artificiale është një faktor kyç – ndër të intervistuarit, 90% mendon se kompanitë e tyre po investojnë në IA. Më shumë se 30% e të intervistuarve mendon se Inteligjenca Artificiale do të jetë një ndër fushat e inovacionit me ndikimin më të madh në kompanitë e tyre brenda 3 – 5 viteve të ardhshme.
Raporti i plotë
Burimi: Forbes