Klasifikimi i Rough Guide, Skocia votohet si vendi më i bukur në botë

05/09/2017 3:17 PM 0 komente
Skocia

“Plazhet e virgjra, liqenet e thella dhe kështjellat që shihen nga kodrat janë ndër peizazhet më të bukura që mund të shihni nëpër botë”.

Falë këtyre dhe veçantive të tjera, Skocia është zgjedhur nga Rough Guide dhe lexuesit e saj “Vendi më i bukur në planet”.
Pas saj renditen Kanadaja dhe Zelanda e Re. Klasifikimi vijon me Italinë, Afrikën e Jugut, Indonezinë, Islandën, Shtetet e Bashkuara dhe Gales.

Malcolm Roughead, drejtori ekzekutiv i VisitScotland, zyra kombëtare e turizmit, tha se zgjedhja e Skocisë si vendi më i bukur në botë do të rrisë edhe më shumë numrin e vizitorëve.

“Jemi të lumtur që Skocia mori këtë vlerësim nga lexuesit e Rough Guide, por ky rezultat nuk është një surprizë për ata që e kanë vizituar vendin tonë”.

“Fushata jonë e fundit – Shpirti i Skocisë – bazohej në kënaqësinë e vizitorëve – ndjesinë se ata kishin kaluar momente të bukura – ka diçka ndryshe në Skoci, që nuk mund ta përjetojnë dot në asnjë vend tjetër.

“Sigurisht, me kaq shumë vende të bukura është një përgjegjësi e madhe, ndaj u bëjmë thirrje si vizitorëve edhe rezidentëve që të respektojnë këtë trashëgimi natyrore të Skocisë, për t’i mbrojtur dhe për ta ruajtur për brezat që do të vijnë” – tha z. Roughead.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz