Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH)njofton se u zhvillua analiza vjetore e Departamentit të Auditimit të Buxhetit të Pushtetit Vendor, Kontrollit të Territorit dhe Administrimit të Aseteve të Qendrueshme për vitin 2013. Ky department synoi kryerjen e audimeve per vlerësimin e veprimtarisë ekonomiko-financiare në institucionet e qeverisjes vendore dhe njësitë vartëse, në administrimin, kthimin e kompensimin e pronave pronarëve legjitimë, shitjen, dhënien me qira dhe në përdorim të pronës shtetërore e të pasurisë publike, etj.
Për vitin 2013, u programuan 52 auditime dhe u realizuan 65 auditime nga të cilat 55 janë evaduar(përfunduar), 1 auditim është në proces evadimi (ZVRPP Tiranë) dhe 9 auditime do të evadohen gjatë tremujorit të parë 2014.
Për 55 auditimet e evaduara janë dhënë 1370 rekomandime të natyrave të ndryshme, me qëllim përmirësimin e gjendjes së subjekteve të audituar si më poshtë:
1. Dëm ekonomik në vlerën 599,267 mijë lekë, për 51 subjekte.
2. Masa organizative 783.
3. Masa disiplinore 512.
4. Masa administrative 68.
5. Kallëzime penale në 15 subjekte, për 69 punonjës.
Veç sa më sipër janë rekomanduar:
– Përmirësime ligjore në 6 raste, në 4 subjekte (Bashkia Tiranë, Drejtoria nr. 3 e Bashkisë Tiranë, Shërbimi Spitalor Shëndetësor Krujë, dhe Komuna Zall-Herr).
Realizimi i rekomandimeve.
Ne drejtim te realizimit te rekomandimeve konstatohet se brenda afatit 20 ditor të përcaktuar dokumentet standarde të KLSH, për realizimin e rekomandimeve janë përgjigjur 45 subjekte, ndërsa për 120 masa organizative, meqenëse janë evaduar në fund të vitit 2013, ende nuk është plotësuar afati kohor 20 ditor për kthim përgjigje, por është në pritje për realizimin e tyre.
Në 55 subjekte janë rekomanduar dhe realizuar:
Masa organizative, nga 790 janë zbatuar 586 ose 74% e tyre, prej tyre janë në proces për realizim 148 ose 18% e tyre, pa realizuar 84 masa ose 8%;
Masa disiplinore nga 512, janë realizuar 347, ose 67.7 %, mbetet 165 masa të parealizuara , nga të cilat 100 janë brenda afatit 20 ditor dhe 76 masa nuk pranohen nga subjektet.
Masa administrative nga 68, janë realizuar 29, ose 42.6 %;
Dëmi ekonomik me vlerë 599,267 mijë/lekë, për të cilin sipas përgjigjeve të ardhura nga subjektet, kanë filluar procedurat për ndalimin dhe zbatuar për 13 prej tyre.
Në vlerën e mësipërme, shuma prej 220,565 mijë lekë u përket 12 subjekteve të cilat janë brenda afatit 20 ditor, ndërsa 40 subjekte me dëmin ekonomik prej 379,784 mijë lekë janë realizuar ose janë proces realizimi dhe që pritshmëria është për realizëm rreth 60-65 %.
Treguesit e auditimit
Krahasuar me treguesit e të njëjtës periudhë të vitit të kaluar departamenti ka rritje në të gjithë treguesit, konkretisht:
1. Në drejtim të gjetjeve të dëmit ekonomik, për vitin 2013 është 599,267 mijë lekë, ose 58,778 mijë lekë më shumë se në vitin 2012.
2. Në drejtim të gjetjeve të rasteve që përmbajnë elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës, janë paditur 75 persona në 20 subjekte dhe me efekte financiare prej 632,300 mijë lekë, nga e cila vlera prej 324,622 mijë lekë përfaqëson të ardhura të munguara të trajtuara (INUK 99,653 mijë lekë, ALUIZNI Shkodër 177,832 mijë lekë, ALUIZNI Vlora 2 vlera 10.137 mijë lekë, Bashkia Fier 37,000 mijë lekë. Raportimi i kësaj shume më tepër se shpërblimi i dëmit vjen pasi këtu përfshihen vlerat e efekteve të zbulimeve në ALUIZNI-t, të cilat nuk janë rekomanduar si shpërblim dëmi, por si e ardhur e munguar në buxhetin e shtetit, me impakt negative për fondin e kompensimit të ish pronarëve dhe cenim të interesit publik, kur në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar 2012 nuk raportohet asnjë rast.
Kjo është një risi për Departamentin dhe vet KLSH, duke pasur parasysh që përveç rritjes së performancës, këto auditime kanë pasur ndjeshmëri tepër pozitive në publik dhe tek ish pronarët dhe më tej.
Sa më sipër i është dhënë përgjigje dhe një numri të konsiderueshëm ankesash që denonconin keq menaxhimin e pronës shtetërore.
Gjate ushtrimit te veprimtarise audituese per vitin 2013 jane dërguar për kallzim penal subjektet dhe personat si me poshtë:
2.1. Bashkia Kavajë, një kallëzim penal për 6 persona, për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i KP, dëmi ekonomik i shkaktuar 12, 788 mijë lekë.
2.2. Bashkia Kuçovë, një kallëzime penale për 3 persona, për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i KP, dëmi ekonomik i shkaktuar 2,132 mijë lekë.
2.3. Bashkia Durrës, një kallëzim penal për 12 persona, për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tenderë, parashikuar nga neni 248 dhe 258 i KP, dëmi ekonomik i shkaktuar 48,372 mijë lekë.
2.4. Bashkia Fier, një kallëzim penal për 2 persona, për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tenderë, parashikuar nga neni 248 dhe 258 i KP, dëmi ekonomik i shkaktuar 99,196 mijë lekë.
2.5. Komuna Gjinar,Elbasan, një kallëzim penal për 4 persona, për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i KP, dëmi ekonomik i shkaktuar 11,839 mijë lekë.
2.6. Komuna Zall-Herr, një kallëzim penal për 5 persona, për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 dhe 258 i KP, dëmi ekonomik i shkaktuar 1.749 mijë lekë.
2.7. Komuna Shez,Peqin, një kallëzim penal për 3 person, për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i KP, dëmi ekonomik i shkaktuar 2,705 mijë lekë.
2.8. Zyra Rajonale e ALUIZNI Vlora Nr. 2, një kallëzim penal për 1 person, për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i KP, dëmi ekonomik i shkaktuar 10,137 mijë lekë.
2.9. Zyra Rajonale e ALUIZNI Sarandë, një kallëzim penal për 6 persona, për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i KP, dëmi ekonomik i shkaktuar 165, 288 mijë lekë.
2.10. Zyra Rajonale e ALUIZNI Lezhë, një kallëzim penal për 3 persona, për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i KP, dëmi ekonomik i shkaktuar 129 mijë lekë mijë lekë.
2.11. Zyra Rajonale e ALUIZNI Shkodër, një kallëzim penal për 7 persona, për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i KP, dëmi ekonomik i shkaktuar 177, 832 mijë lekë mijë lekë.
2.12. Inspektorati Ndërtimor Urbanistik e Kombëtar, një kallëzim penal për 2 persona, për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i KP, dëmi ekonomik i shkaktuar 99,653mijë lekë mijë lekë.
2.13. Komuna Levan,Fier, një kallëzim penal për 7 persona, për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i KP,
2.14. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë, një kallëzim penal për 7 persona, për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i KP, pa dëm ekonomik të shkaktuar. Drejtoria e Shërbimit 15. 2.15. Spitalor,Krujë, një kallëzim penal për 1 person, për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tendera, parashikuar nga neni 248 dhe 258 i KP.
2.16. Komuna Bërzhitë ,Tiranë, kallëzim penal për 4 persona për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i KP.
2.17. Bashkia Sarandë, kallëzim penal për 1 person për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i KP.
2.18. Bashkia Përmet, kallëzim penal për 1 person për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i KP.
Masat organizative
Masa organizative janë rekomanduar 790, ndërsa për të njëjtën periudhë të vitit 2012 janë rekomanduar 1095. Kjo shihet si pozitive, për shkak se janë eliminuar ndjeshëm rekomandimet për zbatimin e ligjshmërisë kryesisht për procedurat e prokurimit.
Rekomandimet e dhëna i janë përmbajtur parimit që masat të mos jenë formale por si produkt i konstatimeve gjatë auditimit, me synimin për përmirësimin e punës të subjekteve të audituara.
Rezultat i kësaj mënyre komunikimi është fakti që janë arkëtuar 10,000 mijë lekë nga 15 subjekte, të cilat kompensojnë në njëfarë mënyre mos realizimin e disa masave për shpërblim dëmi.
Për 25 Bashki janë rekomanduar 464 masave organizative nga të cilat:
47 në Bashkinë Fier; 34 në Bashkinë Fushë Krujë; 29 në Bashkinë Manëz; 27 në Bashkinë Fushë Arrëz; 26 në Bashkinë Kukës; 25 në Bashkinë Tiranë; 22 në Bashkinë Divjakë; 21 në Bashkinë Çorovodë; 20 në Bashkinë Kamëz; 20 në Bashkinë Sukth; 18 në Bashkinë Belsh; 17 në Bashkinë Gjirokastër; 16 në Bashkinë Konispol; 16 në Bashkinë Ballsh; 14 në Bashkinë Krumë; 14 në Bashkinë Durrës; 14 në Bashkinë Lezhë; 13 në Bashkinë Patos; 13 në Bashkinë Roskovec; 11 në Bashkinë Koplik; 11 në Bashkinë Libohovë; 10 në Bashkinë Bilisht; 10 në Bashkinë Vau Dejës; 8 në Bashkinë Kuçovë; 8 në Bashkinë Kavajë.
-Në 13 nga 14 Komunat e audituara u rekomanduan 170 masave organizative si më poshtë:
22 në Komunën Ishëm; 21 në Komunën Buçimas, 20 në Komunën Zall-Herr, 18 në Komunën Kolsh, 17 në Komunën Lukovë, 16 në Komunën Dajt, 14 në Komunën Qendër, 12 në Komunën Karbunar, 11 në Komunën Levan, 9 në Komunën Dishnicë, 7 në Komunën Xarrë, 2 në Komunën Shezë, 1 në Komunën Suç.
Në 4 ALUIZNI janë rekomanduar 39 masave organizative si më poshtë:
16 në ALUIZNI Sarandë; 10 në ALUIZNI Vlora 2; 8 në ALUIZNI Lezhë dhe 5 në ALUIZNI Shkodër.
Në ZVRPP Korçë janë rekomanduar 21 masave organizative.
Në 2 Prefektura Tiranë dhe Korçë janë rekomanduar 19 masave organizative (13 në Korçë dhe 6 në Tiranë).
Në 2 Këshilla Qarku, Durrës dhe Gjirokastër janë rekomanduar 18 masave organizative (10 në Durrës dhe 8 në Gjirokastër).
Në 3 Drejtori në varësi të Bashkisë Tiranë janë rekomanduar 28 masave organizative (13 në Drejtorinë nr. 3, 9 në Drejtorinë nr. 2, 6 në Drejtorinë nr. 1)
– Në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik e Kombëtar janë rekomanduar dhënia e 10 masave organizative.
– Në Spital Rajonal Durrës janë rekomanduar dhënia e 7 masave organizative.
Në Shërbim Spitalor Shëndetësor Krujë janë rekomanduar dhënia e 7 masave organizative.
Përmirësimi ligjor:
Janë rekomanduar 6 raste për përmirësime ligjore, ndërkohë që për vitin 2012 janë rekomanduar 4, përkatësisht për subjektet Bashkia Tiranë, Drejtoria nr. 3 e Bashkisë Tiranë, Shërbimi Spitalor Shëndetësor Krujë, Komuna Zall-Herrë.
Realizimi i rekomandimeve ne drejtim te shpërblimit te dëmit të shkaktuar.
Për 55 subjekte e evaduara janë rekomanduar shpërblimi i dëmit me vlerë 599,267 mijë lekë gjithsej. Në këtë shumë përfshihen dhe 12 subjekte me vlerë 220,565 mijë lekë, të evaduar ditët e fundit të muajit Dhjetor 2013.
Nga verifikimi i 40 subjekteve me një dëm ekonomik prej 379,784,000 lekë , ose 64 % e rekomandimeve gjithsejt, rezulton se 13 subjekte i kanë realizuar rekomandimet në masën 100%, ndërsa në 12 prej tyre në vlerën 64,822,000 lekë, kanë nisur njoftimet por ende nuk ka filluar arkëtimi. Pervec sa me siper jane konstatuar dhe raste per te cilat nuk kane filluar procedurat per shperblimin e demit ekonomik.
Ne drejtim te realizimit te masave disiplinore dhe administrative gjate vitit 2013 eshte konstatuar:
Në 55 subjektet e audituara janë rekomanduar 580 masa disiplinore dhe administrative, nga të cilat u verifikuan në 37 subjekte dhe rezulton se 24 subjekte kanë realizuar 100% masat, ose nga 474 masa të rekomanduar janë realizuar 371 masa, duke mos realizuar 103 masa, të cilat nuk pranohen nga subjekte, për arsye të ndryshme dhe konkretisht në 8 subjektet si më poshtë:
Bashkia Fier 22 masa, bashkia Tiranë 18 masa, Kavajë 4 masa, Durrës 8 masa, Patos 2 masa, Këshilli i qarkut Gjirokastër 2 masa, etj.
Procesi i verifikimit te realizimit te masave te rekomanduara eshte dhe do te jete ne fokus te veprimtarise se ketij departamenti per periudhat ne vijim.
Në vijueshmëri Departamenti ka vlerësuar fort shkallën e zbatimit të rekomandimeve, sepse zbatimi i tyre në nivel sa më të lartë ndikon drejtpërdrejtë në përmirësimin e punës së subjekteve të audituar dhe rrit dukshëm performancën e KLSH.
Kërkesa për zbatimin i rekomandimeve, sidomos në auditimet e radhës, duhet vlerësuar pasi ai është produkti i Departamentit. Këmbëngulja e zbatimit të tyre rrit besimin e taksapaguesve dhe imazhin e KLSH në publikun e gjerë.
Sa me siper trajtuar për kete departament në të ardhmen permbushja e objektivave te auditimit të cilat janë në përputhje edhe me objektivat e planit te zhvillimit strategjik te Institucionit te KLSH-se, per periudhen 2013-2017 perben nje sfide me vete per te gjithe audituesit dhe kerkon mobilizimin e perbashket te te gjithe stafit te Departamentit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.