Manchester City dhe Manchester United kanë krijuar së bashku një fond prej 1 milion sterlinash për të mbështetur familjet e viktimave të sulmit terrorist në Manchester, të hënën në mbrëmje në koncertin e Ariana Grande. Ky sulm terrorist u mori jetën 22 personave dhe plagosi 64 të tjerë.
“Kjo është një përgjigje e përbashkët përballë kësaj tragjedie”, u shpreh Ed Woodward, drejtuesi ekzekutiv i Manchester United.
“Ndihemi të përulur nga forca dhe solidariteti i treguar nga qyteti i Manchester-it”, – u shpreh Khaldoon Al Mubarak, drejtuesi i Manchester City.
“Shpresa e të dy klubeve është që kjo ndihmë të lehtësojë në njëfarë mënyre sfidat e vështira të të gjithë atyre që përballen drejtpërdrejt dhe solidariteti ynë do të shërbejë si një simbol që t’i tregojë botës forcën e pashtershme të shpirtit të Manchester-it” – shtoi Al Mubarak.
Me mbështetjen e kryetarit të Bashkisë, fondi i emergjencës u krijua në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Britanisë, për të ndihmuar familjet e atyre që humbën jetën dhe u plagosën në sulmin terrorist në koncertin e Ariana Grande.
Burimi: BBC