Ambiciet për të siguruar një vend në tryezën e lartë të futbollit ndërkombëtar po shoqërohen me një kosto të lartë për klubet kryesore të Turqisë, të cilat tashmë po përpiqen të lundrojnë në një det borxhesh pas viteve të shpenzimeve të rënda.
Galatasaray, një nga ‘tre ekipet më të mëdha’ të Stambollit, mund të përballet me një ndalim nga trupi qeverisës i Evropës UEFA këtë muaj për shkak se ka dështuar të përmbushë rregullat ‘financiare të lojës së drejtë’ mbi madhësinë e humbjeve të tij, ndërkohë që klube të tjera janë paralajmëruar mbi nivelet e borxheve të tyre.
Probleme të tilla mund të dëmtojnë qëllimin e Turqisë për t’u bërë një nga katër ligat kryesore të botës deri në vitin 2020. Kjo i bën jehonë ambicieve më të gjera të Presidentit Tayyip Erdoganit që vendi të rrisë ndikimin e tij global dhe të bëhet një prej 10 ekonomive kryesore të botës deri më 2023 – plane që gjithashtu janë përballur me progres anemik.
Një ndalim i UEFA do të ishte një goditje e re për imazhin e futbollit turk, i cila u godit nga skandali i fiksimit të ndeshjeve në vitin 2011 dhe ka dështuar të ndërtojë sukseset të tilla si 2000 UEFA Cup e Galatasarayt dhe 2008 European Championship.
Sa vjen e intensifikohet presioni që qeveria të ndërhyjë dhe mbështesë dhe monitorojë klubet në një vend që është fanatik për lojën dhe udhëhiqet nga Erdogan, i cili ka qënë një lojtar gjysmë-profesional në rininë e tij dhe e ndjek nga afër futbollin.
Shpenzimet për lojtarët efamshëm dhe strukturat e errëta të pronësisë, të cilat përjashtojnë klubet nga pjesa më e madhe e mbikëqyrjes së ligjit komercial, i kanë ngarkuar 18 ekipe në ligën e lartë të Turqisë me një borxh prej 4.2 miliardë lira (1.4 miliardë dollarë), rreth gjysma e borxheve i takon bankave.