Koalicioni i tetë shteteve, që refuzon transferimet fiskale

29/12/2018 10:01 PM 0 komente

Shtetet anëtare të Veriut janë bashkuar për reformën e Eurozonës. Grupi, i quajtur Lidhja e Re Hanseatike, refuzon transferimet fiskale

 

Në Mesjetë, Lidhja Hanseatike, një konfederatë e tregtarëve në Europën e Veriut, dominonte tregtinë detare në Detin Baltik dhe atë të Veriut.
Sot, ministrat e Financave të shteteve të Veriut, sipas pikëpamjeve të tyre fiskale dhe të tregut të lirë, shpresojnë të përcaktojnë kursin për reformat në Bashkimin Europian, shkruan The Economist.

E përbërë nga shtetet e Danimarkës, Estonisë, Finlandës, Irlandës, Letonisë, Lituanisë, Holandës dhe Suedisë, grupi i quajtur Lidhja e Re Hanseatike, po fillon të ketë ndikim. Ndikimi i menjëhershëm i kësaj aleance, e cila u mblodh rreth një viti më parë në Bruksel, ishte Brexit.
Sipas këtij grupi, interesat e tij ishin shumë mirë të përfaqësuara për sa kohë që qëndrimi i tregut të lirë të Britanisë dhe maturia fiskale e Gjermanisë nxitën entuziazmin francez për “solidaritetin” (p.sh. rishpërndarjen) dhe proteksionizmin. Por tërheqja e Britanisë do të thotë se ata kanë humbur një prej kampionëve të tyre fillestarë.

Në të njëjtën kohë, francezët dhe gjermanët kanë një zakon acarues që i rregullojë reformat në zonën e monedhës së përbashkët vetëm ndërmjet njëri-tjetrit. Shembulli më i fundit i kësaj ishte në qershor të këtij viti, kur Emmanuel Macron dhe Angela Merkel ranë dakord mbi një qëndrim të përbashkët. Deklarata e tyre formoi bazën për paketën e reformave, me të cilën ministrat e Financave të BE-së u përplasën më 4 dhjetor.

Disa propozime, si ato për të forcuar zgjidhjen e bankave të Eurozonës dhe fondet e shpëtimit sovran, kanë një mbështetje të gjerë. Megjithatë, refuzimi i tyre në drejtim të transfertave fiskale, ka bërë që ai të përplasej me francezët. Z. Macron ka kërkuar një buxhet të përbashkët për t’i ardhur në ndihmë stabilizimit të vendeve të goditura nga problemet ekonomike.

Por një letër e përbashkët nga ministrat e Financave të “Lidhjes së Re Hanseatike” në mars të këtij viti, thekson se vendet “e para dhe më të rëndësishme” duhet të jenë në “përputhje të plotë” me rregullat fiskale të BE-së. Nëse secili anëtar vepron në mënyrë të përgjegjshme ndaj financave publike, atëherë do të ishte shumë e lehtë për secilin prej këtyre shteteve që të përballonin goditjen ekonomike të vendeve të tyre, pa pasur nevojë për shpëtimin e tatimpaguesve të shteteve të tjera.

Duke iu referuar Italisë, aleanca e tetë vendeve argumenton se një skemë stabilizimi që ndan rreziqet midis vendeve, gjithashtu do të inkurajonte shthurjen fiskale. Liga do të përqendrohet më shumë në nxitjen e forcave të tregut brenda BE-së, për shembull, përshpejtimin e reformave në tregun e kapitaleve, ose ndalimin e më shumë marrëveshjeve tregtare me vendet e treta.

Tetë vendet Hanseatike, të cilat përbëjnë më pak se një të dhjetën e popullsisë së BE-së, nuk mund të bllokojnë vendimet e Këshillit të Ministrave të Europës. (Shumica e votave formale kërkojnë një shumicë të “kualifikuar” për të refuzuar një propozim, të paktën katër vende që përfaqësojnë 35% të popullsisë së bllokut duhet të votojnë kundër).

Por propozimet për reforma kanë tendencë të bazohen në konsensus politik dhe jo në votime formale, kështu që kjo aleancë ka ende ndikim. Ajo ka rekrutuar edhe anëtarë të tjerë, të cilët i janë bashkuar kauzës së saj. Sllovakia, për shembull, gjithashtu nënshkroi letrën e saj për fondin e shpëtimit sovran në nëntor të këtij viti. Ajo mund të shpresojë të forcojë Gjermaninë, qytetet e të cilëve ndihmuan në themelimin e Lidhjes Mesjetare Hanseatike, e cila shihet si një partner i heshtur i emrave të saj modernë, sidomos në drejtim të bisedimeve të saj me Francën.

Më 4 dhjetor, ministrat e Financave të BE-së miratuan punën e mëtejshme mbi një version të planit të buxhetit të z. Macron. Liga do të përqendrohet në rritjen e konkurrencës dhe konvergjencës, jo stabilizimin dhe do të përqendrohet brenda buxhetit ekzistues të BE-së në vend që të marrë fonde të reja të konsiderueshme. Ndoshta shenja më e qartë e suksesit të ligës është se ajo ka kritikuar francezët.

Në nëntor, Bruno Le Maire, ministri francez i Financave, e sulmoi atë duke e cilësuar si “të rrezikshme për Europën”. Anëtarët e saj e hedhin poshtë akuzën se ajo përfaqëson ndarjen midis veriut dhe jugut, duke thënë se ajo dëshiron të jetë konstruktive. Rënia dakord mbi reformat nuk mund të jetë kurrë një rrugëtim i lehtë.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of