Deputeti socialist në Komisionin e Ekonomisë, Koço Kokëdhima i ka kërkuar sot ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti të vlerësoje mundësitë për të legalizuar kanabisin shqiptar, të certifikuar për qëllime farmaceutike. Kokëdhima e kërkoi këtë angazhim dje kur po diskutohej buxheti i bujqësisë për vitin 2015. Deputeti tha se, deri dje zonat që kultivonin hashashin e kishin këtë aktivitet si mjet të vetëm jetese. Por nga ana tjetër nga shkatërrimi i zonave prodhuese të kanabisit, si rasti i Lazaratit, ekonomia në tërësi ka një vlerë monetare të munguar. Në këtë situatë qeveria duhet të tregohet e kujdesshme tha Koço Kokëdhima, duke sugjeruar që të shikohen mundësi ku kultivimi i hashashit të behët i kontrolluar dhe për qëllime mjekësorë. “Ndëshkimet penale nuk duhet të jenë zgjidhja vetme për ata bujq”, tha Kokëdhima. Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti tha se, tashmë ka një plan për zhvillimin e zonës. Në bashkëpunim edhe me ministrin Veliaj ai tha se, është sugjeruar kultivimi i Zaferanos. “ Më rast se legjislacioni lejon dhe mundëson aplikime dhe për kultura të tilla që përmendet, ne do ta shtrojmë çështjen në Ministrinë e Bujqësisë në bazë të një plan biznesi të rakorduar dhe do të shohim nëse avancojmë ose jo” tha Panariti. Kokëdhima nga a tij, sugjeroi se, ka plot praktika në Evropë ku lejohet kultivimi i hashashit për një qëllim të caktuar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.