“Kombinati i Duhanit”, i njohur me këtë emër, i themeluar vite më parë në GJilan, tani me emrin “Premium Tobacco Group”, po rikthehet fuqishëm në treg.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka vizituar këtë kompani, në të gjitha sektorët e prodhimit të duhanit, që shumë shpejt pritet të dalë në treg për kosovarët.
Ata janë pritur nga pronari Gazmend Abrashi, i cili tha se synimet janë të mëdha edhe për eksport.
Po ashtu, përmes një njoftimi për shtyp, shkruan Koha net, kreu i Gjilanit theksoi se kjo funksionimi me sukses i kësaj kompanie përkthehet me impakt të madh në zhvillim ekonomik lokal e nacional, duke shtuar se shteti duhet të gjejë forma për të subvencionuar prodhuesit vendor që synojnë tregjet e huaja. Abrashi bëri të ditur se deri tani ka investuar në këtë fabrikë afro 5 milionë euro duke e bërë me standarde evropiane, derisa aktualisht ka 100 punëtorë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.