Komisioni i Ekonomisë kërkon thellim të auditit në BSH

17/07/2018 9:49 AM 0 komente

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave i kërkon Kontrollit të Lartë të Shtetit që të thellojë auditimin dhe hetimin e çështjes së blerjes së Hotel Dajtit në kushtet e emetimit të monedhës.

Kërkesa është bërë në rezolutën që ky komision miratoi për veprimtarinë e KLSH-së, bazuar në një audit të mëparshëm që organi më i lartë i kontrollit të institucioneve publike ka bërë në Bankën e Shqipërisë.

Auditi i KLSH-së nuk është bërë ende publik, por në bazë të rezolutës së miratuar në këtë seancë bëhet fjalë për blerjen e godinës nga ana e Bankës Qendrore në vitin 2010 me një vlerë prej 30 milion eurosh. KLSH dyshon se janë emetuar para enkas për blerjen, duke shkelur rregullat. Përveç kësaj Komisioni i Ekonomisë kërkoi rihapjen e një auditi të plotë të ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës.

Tv Klan

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz