Komisioni Evropian parashikon rritje të ekonomisë së Turqisë

08/05/2018 9:38 AM 0 komente

Komisioni Evropian ka njoftuar se ekonomia e Turqisë pritet të rritet me 4.7 për qind në fund të këtij viti dhe me 4.2 për qind në fund të vitit 2019, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kjo bëhet e ditur në raportin e publikuar “Parashikimet Ekonomike Evropiane” të sezonit të pranverës 2018 të KE-së.

Sipas raportit, ekonomia e Turqisë pritet të rritet me 4.7 për qind në fund të këtij viti, dhe me 4.2 përqind në fund të vitit 2019.

Në raport vihet në dukje se parashikohet rënie prej 10.9 për qind në fund të këtij viti dhe një rënie prej 9 për qind të inflacionit në vitin 2019 në Turqi. Më tej thuhet se deficiti tregtar i Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) pritet të realizohet në normën 6 për qind në fund të këtij viti dhe 5.6 për qind në fund të vitit të ardhshëm.

Po ashtu në raport parashikohet që shkalla e papunësisë të jetë 9.8 për qind në fund të këtij viti në Turqi dhe 9.4 për qind për vitin 2019.

“Vrulli i fortë ekonomik në gjysmën e parë të vitit të kaluar do të humbasë ngadalë energjinë e tij. Forca lëvizëse në kërkesë është drejtuar në konsumin e brendshëm nga nxitjet e forta të qeverisë dhe kërkesave të jashtme. Së bashku me normat e ulëta të interesit, zhvillimet pozitive në tregun e punës dhe rritjet e pagave do të vazhdojnë të mbështesin konsumin privat dhe investimet private në një masë më të vogël”, thuhet në raportin e KE-së lidhur me vlerësimet për ekonominë e Turqisë./ AA

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz