Diskutimi në Komisionin e sotëm të Ekonomisë është zhvendosur drejt Ministrisë së Bujqësisë, nga ku kreu i saj, Edmond Panariti mësohet se ka kërkuar një rritje të buxhetit të alokuar.
Panariti kërkoi fonde shtesë, duke e argumentuar kërkesën e tij me faktin që përmbytjet ndikojnë në rritjen e investimeve të nevojshme në menaxhimin e tyre.
Ai cilësoi se vetëm në zonen e Fierit u përmbytën 2 mijë ha në reshjet e fundit.
” Në total kërkoj 5 miliard lekë shtesë nga buxheti aktual”, ka deklaruar Panariti.
Në buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave ka një rritje me 26 % krahasuar me një vit më parë.
Është bërë e ditur se 20 milionë dollarë kjo ministri do t’i marrë për skemën e financimit të 10.800 fermerëve të cilët prodhojnë produkte bujqësore dhe blegtorale.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.