Kreu i Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ka vënë në dukje rëndësinë e të pasurit prioritet për vitin e ardhshëm mirëmbajtjen e rrugëve dhe përmirësimin e sektorit të ujësjellës – kanalizimeve.
Gjithashtu, ministri Haxhinasto ka deklaruar në Komisionin e sotëm të Ekonomisë se buxheti 2015 i alokuar ministrisë të cilën drejton, ka rritje me 2.76 mld lekë, rritje e cila angazhon drejtuesit të vënë në jetë projekte të rëndësishme, sipas prioriteteve.
Një ndër të cilat, padyshim sipas ministrit, mbetet ndërtimi i transportit hekurudhor për linjën Tiranë – Durrës.
“Brenda vitit 2014 Rruga e Kombit do jepet me koncesion”- është shprehur së fundmi ministri Haxhinasto.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.