Komiteti për Partneritet Publik Privat, (PPP) ka diskutuar raportin tremujor të rregullt financiar për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.
Po ashtu në këtë takim është shqyrtuar projekt propozimi i parkingut nëntokësor të Fakulteti Filozofik, i paraqitur nga Komuna e Prishtinës si dhe propozimi i produktit të ri të incentivave për ANP “Adem Jashari”. Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për media të zyrës për informim të ministrisë së Financave.
“Komiteti për Partneritet Publik Privat gjatë takimit shqyrtoi projektin e Komunës së Prishtinës për parkingun nëntokësor dhe në bazë të kërkesës nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, kërkoi nga Komuna e Prishtinës trajtimin e kësaj kërkese. KPPP vendosi që Projekt propozimi i parkingut nëntokësor të Fakulteti Filozofik të shqyrtohet nga KPPP, pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet KK Prishtinë dhe UP “Hasan Prishtina”.”, thuhet në këtë njoftim.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.