Kompania ku punonjësit vendosin se kë të punësojnë dhe kë të pushojnë nga puna

12/12/2017 4:37 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Si ndiheni që keni themeluar dhe drejtoni një kompani, pa e ditur dhe pa vendosur kur dikush është i punësuar? – është pyetja që i bëmë Tim Mois, president i operatorit telefonik gjerman Sipgate.

Sipgate, një kompani me seli në Dyseldorf, me 120 punonjës, përdor ‘Peer recruiting’ për t’i punësuar ata.
“Kjo është diçka fantastike – thotë Tim Mois. Nuk ka një departament të mirëfilltë të burimeve njerëzore, janë ‘punonjësit ata që rekrutojnë punonjësit’”. Dy punonjës, Thu dhe Carina, koordinojnë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me personelin, por nuk kanë pothuajse asnjë ndikim në rekrutimin apo pushimin nga puna të punonjësve.

Grupet e punës vendosin vetë nëse kanë nevojë për përforcime. Kështu ata shkruajnë një njoftim për punë dhe e publikojnë. Një pjesëtar i grupit caktohet në “Task-Forcën e Rekrutimit” dhe së bashku me ekipin e personelit studiojnë çdo ditë kandidaturat. Kandidatët njoftohen gjithnjë për motivin e saktë të refuzimit. Mois thotë që kjo është thjesht korrekte, t’u japësh mundësinë njerëzve të mësojnë dhe të përmirësohen.

Ekipi i punës i realizon vetë intervistat paraprake, drejtuesit nuk janë të përfshirë aspak në këtë gjë. Ata takojnë tre apo katër kolegë potencialë të ardhshëm. Qëllimi është të zbulojnë nëse kandidati është në harmoni me grupin e punës. Më pas diskutojnë shkurtimisht nëse do ta ftojnë kandidatin për të bërë një hap përpara për të punuar mbi një projekt provë.

Nëse projekti shkon mirë, kolegët e rinj do të nënshkruajnë një kontratë me kompaninë dhe do të bëjnë një trajnim, gjatë të cilit do të marrin dy vlerësime nga ana e grupit të punës: njëri pas një muaji, kurse i dyti pas katër muajsh.

Por këtu qëndron edhe kurthi: kushdo që merr përgjegjësinë për të punësuar, ka edhe përgjegjësinë për të pushuar dikë nga puna.

“T’i thuash dikujt që nuk do të punësohet pas muajve të provës, sigurisht që është diçka jo fort e këndshme, – thotë Mois. Por ka gjithnjë një arsye të mirë kur pushohesh, dhe nëse e keni ndjekur dikë, duhet të jeni ju ai që duhet t’ia thoni personalisht. Ju nuk mund të dërgoni dikë tjetër që t’i thotë kandidatit se nuk është i përshtatshëm”.

Pavarësisht procesit të vlerësimit, ka pasur disa shembuj të punonjësve të punësuar me kohë të pacaktuar, që nuk punojnë mirë me grupin. Në raste të tilla, ekipi i punës merret me problemin dhe kërkon së bashku për një zgjidhje. Nëse përpjekjet dështojnë, ata u bëjnë të ditur kolegut se duhet të nisë të shikojë për një punë të re.

“Këto situata ju ndihmojnë që të rriteni” – komenton Mois.

*Marleen Stollen
Burimi: Business Insider

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz