Kompania italiane SITI, projekt për Drilon-Tushemisht me fondet e FAZH

14/08/2017 9:51 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Bashkia e Pogradecit ka nisur konsultat lidhur me prezantimin e projekt-idesë mbi menaxhimin e zonës Drilon – Tushemisht nga kompania italiane SITI, e cila është kontraktuar nga ana e Fondit Amerikan të Zhvillimit.

Agjencia Kombëtare Turizmit bën me dije se, në vija të përgjithshme kompania SITI propozoi rrugët dhe mënyrat që duhet të ndjekë kjo zonë gjatë viteve të ardhshme lidhur me zhvillimin e turizmit dhe infrastrukturës. Këto investime propozohet të realizohen deri në vitin 2023.

Ideja kryesore që është propozuar nga ana e kompanisë italiane lidhet me konceptin e aplikimit të eko–turizmit për zhvillimin e kësaj hapësire. Kjo është vlerësuar si forma më e mirë që i shërben zhvillimit dhe ruajtjes së kësaj zone.

Banorët e zonës kanë përkrahur idenë e ndërtimit të një pedonale përgjatë liqenit nga Pogradeci në Tushemisht.

Ideja është që Driloni të jetë më shumë një qendër e vizitueshme se sa me shërbime intensive të akomodimit.

Turizmi është një sektor mjaft i rëndësishëm në Bashkinë e Pogradecit, sidomos viteve të fundit vihet re një rritje e fluksit të turistëve.

Nga një anë, infrastruktura rrugore, peizazhi i përmirësuar liqenor, kushtet klimatike të Pogradecit,  produktet bujqësore vendase, tradita e kulinarisë janë burime të rëndësishme për Turizmin e Pogradecit. Turizmi liqenor deri tani ka qenë sezonal vetëm në periudhën e verës. Ky turizëm, sipas Bashkisë se Pogradecit, konsiston në turizmin familjar, në hotelet e motelet ekzistuese. Kohët e fundit vihet re që ka edhe frekuentim ditor apo fundjavave.

Pogradeci është pjesë e rrjetit të zonave natyrore të mbrojtura dhe një pjesë e mirë e saj është pjesë e kategorisë V të zonave të mbrojtura, atë të “Peizazhit të Mbrojtur”.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz