Can-Pack, kompania e vetme rumune e cila prodhon kanaçet e aluminit që përdoren për pijet alkoolike dhe joalkoolike, po planifikon një investim të madh në mënyrë që të modernizojë objektin e saj të prodhimit në Rumani. Fondi do të vijë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), prej 40 mln eurosh. Kompania do të prezantojë produkte inovative dhe teknologji efikase të resurseve.
Raportet e mëparshme treguan se kompania vendosi të investonte 50 milionë euro në linjën e dytë të prodhimit. Linja e re do të fillojë të funksionojë në shkurt të vitit të ardhshëm.
Can-Pack Rumania është në pronësi të Can-Pack Group, një nga prodhuesit më të avancuar teknologjikisht në Evropë.