Kanë kaluar afërsisht 3 vjet nga hedhja në treg e PlayStation4 dhe Sony në bashkëpunim me Microsoft e ndërprenë ciklin prodhues pikërisht te ky model.
Në një intervistë të dhënë për “The Verge”, përgjegjësi kryesor i grupit “Sony Interactive Entertainment America e PlayStation Worldwide Studios”, Shawn Layden, u shpreh se kompania ka në program të hedhë në treg PlayStation e ri, por nuk ka dhënë një datë të saktë në lidhje me këtë gjë.
Ai u shpreh se për momentin janë duke u marrë me përmirësime të mëtejshme të versionit PlayStation 4. Teknologjia e avancuar dhe përmirësimet e këtij versioni janë mënyra jonë për t’i treguar botës së teknologjisë se cili do të jetë qëndrimi ynë në të ardhmen.
ckm dua te hap nje dyqan me playstion si merren kto