Bashkimi Evropian është në rrugë të mbarë për t’i përballur dhjetra kompani të bazuara në Britani me një ‘bombë tatimore’ para Brexit, sipas burimeve të njohur me një hetim të ndihmës shtetërore që mund të çojë në fatura që tejkalojnë 1 miliardë dollarë.
Një vendim në hetimin e Komisionit Evropian, për një ndërprerje të diskutueshme të taksave për multinacionalët e Britanisë së Madhe, do të jetë gati më vonë këtë vit, shumë përpara largimit të planifikuar të Britanisë nga BE në mars 2019, pohuan burimet, të cilët nuk kërkuan të prenoncohen me emra, për shkak se procesi nuk është publik, shkruan sot Bloomberg.
Dyzet e tetë biznese, duke përfshirë Diageo Plc, Pearson Plc dhe Compass Group Plc, kanë paralajmëruar për kostot e mundshme që dalin nga hetimi i BE-së, më shumë se në çdo hetim paraprak të ndihmës shtetërore, sipas të dhënave të përpiluara nga Bloomberg Tax.
Meqenëse 15 prej tyre kanë vlerësuar ekspozimin e mundshëm total prej rreth 576 milion paund, shifra përfundimtare për të gjithë ata që janë të përfshirë mund të jetë lehtësisht më e lartë se shifra paraprake.
Asnjë nga kompanitë e përfshira në hetimin e Britanisë nuk akuzohet për keqbërje, pasi sistemi i taksave të qeverisë është çështje për rregullatorët në Bruksel.