Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri (CCIFA), me mbështetjen e Ambasadës së Francës, organizon të premten më 25 prill dhe të shtunën më 26 prill, në Hotel Sheraton, Panairin e parë francez të bujqësisë dhe ushqimit.
Zoti Alain Richard, ish-ministër dhe Përfaqësues Special për Diplomacinë Ekonomike në Ballkan, dhe Zoti Edmond Panariti, Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, do të drejtojnë ceremoninë e hapjes, të premten, më 25 prill në orën 12.00.
Dyzet e pesë (45) ndërmarrje të ardhura nga Franca dhe nga rajoni (IRY e Maqedonisë, Kosovë, Kroaci dhe Mal i Zi) si dhe ndërmarrje të mëdha shqiptare (prodhues, importues, furnizues) do të prezantojnë produktet e tyre (verë, qumësht, pajisje laboratorike, ëmbëlsira/bukë, vaj ulliri, bimë mjekësore, ushqime dietetike, etj.).
Ky panair është një mundësi shkëmbimesh dhe vendosje kontaktesh: takime individuale midis ekspozuesve dhe vizitorëve do të organizohen sipas kërkesave.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.