Në konferencën “Korrupsioni dhe origjina e lajmeve të rreme” që u mbajt në Parlamentin Europian, morën pjesë rreth 120 personalitete publike bullgare, qytetarë dhe anëtarë të Parlamentit Europian. Në këtë konferencë morën pjesë edhe Jeffrey van Orden, i njohur si një prej dijetarëve dhe industrialistëve më të njohur gjermanë, por njëkohësisht edhe një prej deputetëve më të respektuar të Parlamentit Europian, eurodeputeti polak prof. Olaf Henkel, ish-deputeti Richard Chernetsky dhe Colin Stevens, një gazetar që merret kryesisht me çështjet më të rëndësishme që zhvillohen në Parlamentin Europian.
Nga pala bullgare, në këtë konferencë morën pjesë ish-ambasadori i Moskës, Plamen Grozdanov, eksperti i turizmit Rumen Draganov, gazetarët Rumiana Michneva, Georgi Gotev dhe Stojan Denev, ekonomisti Dimitar Chobanov, ish-Prokurori Roman Vassilev, deputetët bullgarë të Parlamentit Europian, etj.
Plamen Grozdanov vuri në dukje se, sipas legjislacionit aktual bullgar, kompanitë nuk mund të mbrojnë veten, duke paraqitur thjesht rastet e tyre në Gjykata, sepse ata ende nuk i kanë provuar dëmet që kanë vuajtur nga lajme të rreme apo gënjeshtra të tilla.
Dimitar Çobanov nga Universiteti i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore theksoi pasojat e lajmeve të rreme mbi ekonominë. Qëllimi i tyre parësor është që të tërheqin vëmendje, por është e rëndësishme që ata të kuptojnë sesi këto lajme ndikojnë te përdoruesit e mediave sociale apo edhe në përgjithësi. “Fenomeni i lajmeve të rreme nuk është një problem i ditëve të sotme, ai është i vjetër. Shembulli i parë në këtë drejtim është ai i shekullit të 19, kur një gazetë britanike e njohur, publikoi një artikull ku shkruhej se kishte jetë në hënë. Ishte pikërisht si pasojë e këtij lajmi që kjo gazetë shënoi një rekord shitjesh të atij numri”, thekson z. Chobanov.
7 nga 10 bullgarë pohojnë se janë të aftë për të bërë dallimin ndërmjet një lajmi të rremë dhe një lajmi të vërtetë. Ndërsa vetëm 1 në 8 bullgarë e ka të vështirë për ta dalluar se kush mund të jetë një lajm i rremë. Këto të dhëna janë marrë nga një studim që është kryer në Fondacionin Konrad Adenauer dhe u prezantuan nga prof. Chobanov. Zakonisht njerëzit që mund të dallojnë se cilat lajme janë të rreme, u përkasin qytetarëve të arsimuar, të cilët janë të përqendruar në një pjesë të vogël të vendit, shtoi z. Chobanov.
Sipas këndvështrimit të tij, kjo krijon një problem të madh, sepse me pak para, qytetarët mund të ndikohen në drejtimin e dëshiruar nga qarqe të caktuara. “Lajmet e rreme po përdoren për diçka që nuk mund të verifikohet, gjë që ndikon shumë në ekonomi”.
Gazetari Kolin Stevens, mendon se lajmet e rreme nuk shpërndahen vetëm në mediat sociale. Ai mendon se është përgjegjësi e gazetarëve për të bërë dallimin ndërmjet një lajmi të rremë dhe një të vërtetë dhe për të publikuar vetëm lajme të vërteta. Por zakonisht, lajmet e vërteta janë diçka që shumë nuk do të donin që të publikoheshin, vazhdon ai më tej.
Lobistët në Bruksel nuk duan të raportojnë lajmin, por të ndikojnë tek ato, ndërsa ne si gazetarë duhet të dallojmë të vërtetën nga gënjeshtra, tha Stevens. Jeffrey van Orden beson se problemet në Bullgari nuk janë zhdukur ende, edhe pse ajo bën 11 vjet që nga momenti i pranimit të saj në Europën e Bashkuar. Në këtë rrugëtim, ajo ka qenë e suksesshme, por ka ende shumë punë për të bërë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformës së gjyqësorit.
Edhe pse këto probleme mund të jenë zvogëluar, ato vazhdojnë të jenë të pranishme. “Raporti i KE-së të vitit të kaluar theksoi korrupsionin si një nga problemet më të mëdha të Bullgarisë”, tha Jeffrey van Orden. “Bullgaria po pret princin e kaltër që të vijë dhe ta shpëtojë atë” – shtoi eurodeputeti. Por ai ka besuar se arsyet e Bullgarisë për t’u bërë pjesë e BE-së kanë qenë të forta.
Populli bullgar kishte një dëshirë të madhe për të shpëtuar nga zotërimi i fortë i BRSS dhe më pas nga Rusia, për t’u bashkuar me klubin liberal demokratik me të gjitha avantazhet që ai ofronte, tha z. Van Orden, duke shtuar se për Bullgarinë, Bashkimi Europian është një rrugë e besueshme që ofron mundësi të shkëlqyera.
Pas kësaj, Jeffrey van Orden u përqendrua në rolin e lajmeve të rreme në çështjen e Brexit.
Megjithëse ai e ka kritikuar BE-në, ai ka votuar që Britania të mbetet pjesë e Bashkimit për arsye pragmatike. “Duhet të merret në konsideratë fakti që largimi është i vështirë, prandaj të gjithë mendojmë se mënyra më e mirë për të ecur përpara është një partneritet i ngushtë midis BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar”, përfundoi ai.