Drejtori i përgjithshëm i Sigal Uniqa Group Austria, shprehet për Scan se për kompaninë e tij një masë e tillë është mëse e dëshirueshme, në dobi në radhë të parë të klientëve. Sipas zotit Ponari, pengesa e vetme është mungesa e një baze të plotë me të dhënat e drejtuesve të mjeteve, detyrë kjo që duhet përmbushur nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Finaciare, në bashkëpunim me Ministrinë e Transporteve dhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Zoti Ponari shprehet plotësisht dakord edhe me rekomandimin tjetër të Autoritetit të konkurrencës, që dëmet në sigurimet motorrike të paguhen nga vetë kompania ku i dëmtuari është siguruar.
Por, sipas tij, edhe në këtë rast duhet një ndërhyrje nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, që ta bëjë rregull për të gjitha kompanitë zbatimin e një praktike të tillë. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare e ka kundërshtuar rekomandimin e Autoritetit të konkurrencës për pagesën e dëmeve nga vetë kompania e të siguruarit. Sipas AMF-së, ligji e parashikon këtë si një praktikë që kompanitë mund ta ndjekin vullnetarisht, në marrëveshje me njëra-tjetrën, por jo si një detyrim. Rrjedhimisht, sips AMF-së, ligji nuk i jep të drejtën për ta bërë taksative një masë të tillë. Autoriteti i Konkurrencës këmbëngul se të gjitha kompanitë e sigurimeve janë shprehur zyrtarisht të gatshme ta ndjekin këtë praktikë, ndaj është detyrë e AMF-së të miratojë rregullat për trajtimin e dëmit sipas kësaj mënyre.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.