Shumë kompani evropiane kanë kërkuar të shësin mallra dhe shërbime në Rusi nëpërmjet kompanive turke për të anashkaluar sanksionet ndaj Rusisë, por kompanitë vendore nuk kanë i pranuar oferta të tilla, sipas kryetarit rë Asamblesë së Eksportuesve Turq (TIM), Mehmet Büyükekşi .
‘Shumë kompani evropiane synojnë të vazhdojnë të eksportojnë dreë\jt Rusisë, por ato nuk mund ta bëjnë këtë për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj saj. Unë e di se shumë kompani evropiane kanë kërkuar të eksportojnë në Rusi nëpërmjet kompanive turke, por kompanitë turke nuk e duan dicka të tillë duke qënë se ato e perceptojnë këtë strategji si të papranueshme,’ tha Büyükekşi.
Ai vuri në dukje se eksportet e Turqisë ndaj Rusisë janë reduktuar ulur me 15 për qind në vitin 2014, ndërsa shtoi se eksportuesit turq e njohin mirë Rusinë dhe mund të kryejnë analiza të detajuara për të nxitur eksportet.
Rusia ka qenë një nga tregjet kryesore të synuara për eksportuesit më të mëdhenj të Turqisë në tremujorin e parë të 2015, së bashku me Shtetet e Bashkuara, Japoninë dhe Francën, tha ai, duke shtuar se për eksportuesit më të vegjël Argjentina, vendet afrikane, Iraku dhe Irani po vijojnë të rriten si tregjet më popullore .
‘Ne veçanërisht kemi nevojë të gjejmë tregje ku mund të shesim mallrat dhe shërbimet tona në dollar, për shkak të ndryshimeve të fundit në kurset e këmbimit’, tha ai.
Problemi më i madh për eksportuesit turqjanë inputet dhe kostot e larta të energjisë, sipas sondazhit Tim, ku shumë persona deklarojnë se dëshirojnë të shohin rimëkëmbje në kostot e inputeve për të kapërcyer dizavantazhet që burojnë nga luhatjet e kursit të këmbimit dhe konfliktet në tregjet rajonale.
Rreth 38.6 për qind e eksportuesve turq deklaruan se prisnin rritje në eksporte në gjysmën e parë të 2015, sipas anketës.