Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka organizuar pjesëmarrjen e kompanive kosovare në Panairin më të madh ndërkombëtar të industrisë ushqimore dhe të pijeve “SIAL 2018” që po mbahet në Paris të Francës.
Kompanitë kosovare: “ABI&Elif 19”, “Devolli Corporation”, “ELKOS”, “Agrium Fruitrs”, “ Ujë Rugove”, “Haxhijaha”, “Frutex”, “Eurofood”, “Moea”, nga 21 tetori janë duke i promovuar produktet e tyre nga përpunim i pemëve dhe perimeve, produkte konditorike, fruta të imta e të ngrira industriale, si dhe kafe, ujë, pije energjike, lëngje frutash dhe pije alkoolike.
Njëherësh kompanitë vendëse së bashku me përfaqësuesit e MTI/KIESA-s , po zhvillojnë kontakte me kompanitë pjesëmarrëse dhe me blerës potencial me qëllim të krijimit të kontakteve dhe bashkëpunimit në të ardhmen.
MTI/KIESA ka siguruar një hapësirë ekspozuese prej 90 m2, e cila ndodhet në korridorin kryesor në Sallën 4, shtandi nr. 4 P 090.
Në Panairin “SIAL 2018”, po marrinë pjesë 7200 biznese nga 119 shtete të botës.
Panairi mbahet nga data 21 deri më 25 tetor 2018.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.