Biznesi i Kosovës nuk kërkon lëmosh por kërkon trajtim të barabartë dhe jo vendosje të standardeve të dyfishta, të cilat po ndodhin gjatë proceseve të ndryshme tenderuese.
Këtë shqetësim e paraqiti përfaqësuesi i Odës Ekonomike të Kosovës, Islam Pacolli në komisionin për zhvillim ekonomik gjatë monitorimit të ligjit për standartizim, ku tha se vendosja e barierave të ndryshme pengon zhvillimin e bizneseve vendore.
Sakaq, Isuf Zuka, përfaqësues i një biznesi dhe përfaqësues i shoqatës së metaleve përpunues, tregoi se nuk ka qenë në dijeni për ekzistimin e agjencionit të akreditimit dhe se atij iu është dashur të paguaj shumë para një kompanie të huaj dhe se ka bredhur rrugëve pa e ditur se ka apo jo një agjenci të till, shkruan Kosova Press.
Ndërsa, Islam Pacolli, përfaqësues nga Oda Ekonomike e Kosovës, tha se bizneset kërkojnë mundësi dhe qasje të barabarta në tender dhe mos të kenë barriera të natyrave të ndryshme.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.