Autoriteti i Konkurrencës njoftoi se në datë 10 janar, pranë tij është dorëzuar një njoftim nga kompanitë e tregut të sigurimit për një marrëveshje të lidhur mes tyre për shitjen dhe administrimin e kartonit jeshil. Burime pranë kompanive thanë për “Monitor” që marrëveshja mes kompanive vjen në kuadër të rregullimit të tregut kjo e orientuar tek tarifat që do të zbatohen që janë ato të njoftuara në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Sot në treg një karton jeshil për një autoveturë shitet për 40 euro për një afat 15 ditor dhe 60 euro për një afat një mujor.
“Marrëveshje bashkëpunimi midis ndërmarrjeve: “Sigal Uniqa Group Austria” SHA, “Intersig VIG” SHA, “Atlantik” SHA, “Sigma Interalbanian VIG” SHA, “Albsig” SHA, “Eurosig” SHA, “Ansig” SHA, “Insig” SHA
Në datën 10.01.2018, Autoriteti i Konkurrencës në përputhje me nenin 49, të Ligjit Nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës” (i ndryshuar) ka marrë njoftimin nga ndërmarrjet “Sigal Uniqa Group Austria” SHA, “Intersig VIG” SHA, “Atlantik” SHA, “Sigma Interalbanian VIG” SHA, “Albsig” SHA, “Eurosig” SHA, “Ansig” SHA, “Insig” SHA”, për përjashtimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit të lidhur ndërmjet tyre Nr. 16, datë 01.10.2017, lidhur me shitjen dhe administrimin e Kartonit Jeshil. Autoriteti i Konkurrencës fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për marrëveshjen e njoftuar, jo më vonë se 30 ditë, nga publikimi i këtij njoftimi” thuhet në faqen e Konkurrencës.
Vetëm pak kohë më parë Konkurrenca miratoi edhe rregulloren përkatëse për marrëveshjet që përjashtohen nga ndalimi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.