Si sistemi i mesazheve në vendin e punës mund të zëvendësojë mjetet e tjera
Stewart Butterfield, shefi i ‘Slack’, një kompani sistemi mesazhesh, ka qenë tepër i pafat në një sërë sipërmarrjesh, shkruan The Economist. Në vitin 2002, ai dhe një grup kolegësh krijuan një videolojë online, të quajtur “Loja e pambarimtë”. Ajo nuk shkëlqeu kurrë, por mjetet që ata përdorën për ta hartuar u shndërruan në Flickr, faqja popullore dhe e parë e internetit për shpërndarje fotografish. Yahoo e bleu atë në vitin 2005 për një vlerë të raportuar në 35 milionë $.
Katër vjet më vonë, z. Butterfield u përpoq të krijonte një tjetër lojë në internet, të quajtur Glitch, e cila falimentoi përsëri. Por zoti Butterfield dhe ekipi i tij zhvilluan një sistem të brendshëm mesazhesh për të bashkëpunuar për të, kjo u bë baza për ‘Slack’. Në Silicon Valley, një ndryshim i tillë në strategji quhet ‘kthesë’; kudo tjetër ajo është quajtur fat. Sot Slack është një nga kompanitë e reja me rritjen më të shpejtë, me rreth $ 540 milionë në fonde dhe një vlerësim prej rreth 3.8 miliardë $. “Unë mendoj se mësimi duhet të jetë, ndiqni ëndrrën tuaj dhe shpresoni se do të dështoj, kështu që ju mund të bëni diçka tjetër”, thotë Cal Henderson, drejtori i Teknologjisë të Slack.
Është e rrallë për software-t e biznesit të ngjallin kaq shumë emocion kur zakonisht japin bezdi. Por disa njerëz flasin me ngazëllim se Slack-u ka thjeshtuar komunikimin në zyrë. Në vend të mënyrës së zakonshme të dërgimit të email-eve që vijnë në një postë qendrore dhe që kërkojnë vëmendje, struktura Slack është e organizuar në biseda tekstesh brenda rrjetit (të quajtur “kanale”) këtu grupet brenda firmave mund të komunikojnë me njëra-tjetrën në kohë reale. Është pothuajse joformal dhe reflekton se si njerëzit bashkëbisedojnë në të vërtetë, duke shmangur formalitetet e vjetruar email-it, thotë Chris Becherer i kompanisë Pandora, një firmë e muzikës online që përdor Slack.
Pika tjetër e shitjes së saj është efikasiteti. Një studim i përdoruesve, i kryer nga vetë firma, sugjeron se rritja e produktivitetit të ekipit ishte me rreth një të tretën, kur ata përdorin këtë software, kryesisht prej reduktimit të email-it të brendshëm dhe takimeve. Slack ka vendosur ta hapë veten edhe ndaj Apps të tjera, duke u bërë kështu një platformë me të cilën punonjësit mund të hyjnë dhe të përdorin mjete të tjera software. Sot ajo ka 2.7 milionë përdorues të përditshëm aktivë, nga 1 milion që kish qershorin e kaluar. Rreth 800.000 prej tyre janë pajtimtarët me pagesë; firmat e tyre të paguajnë rreth 80$ në vit për çdo punonjës që përdor shërbimin. Firma ka 75 milionë $ në të ardhurat vjetore që i mbulojnë shpenzimet, thotë zoti Butterfield.
Rritja e Slack tregon për tre ndryshime të rëndësishme në vendin e punës. Së pari, njerëzit tani i përfundojnë punët nëpër pajisje të ndryshme dhe nga kudo që janë, kështu që ata kanë nevojë për softuerë që mund të punojnë pa shkëputje në pajisje të lëvizshme. Dërgimi i mesazheve është i përshtatshëm për këtë lloj formati. Së dyti, komunikimi është duke u bërë në mënyrë më të hapur. Ashtu si zyrat shkuan nga të mbyllura, në dhomat e ndara e deri me plan të hapur, Slack është ekuivalenti virtual, duke nxitur një mjedis bashkëpunues pune, thotë Venkatesh Rao i Ribbonfarm, një kompani konsulence. Opsioni i parazgjedhur i Slack është për të pasur bisedat publike brenda një firme.
Së treti, firmat software janë duke u përpjekur të automatizojnë funksionet që më përpara kryheshin nga njerëzit në mënyrë që të bëjë të punësuarit më produktive. Slack ka bërë një shtytje të madhe në “bots”, algoritme që mund të kthejnë punë të rëndomta manuale në automatike, të cilat më parë bëheshin nga njerëzit. Slack ofron ‘bots’ që bëjnë porosit të drekës, raporte progresi të projekteve, apo që gjenerojnë analiza sipas kërkesës. Në të ardhmen punonjësit do të jenë në gjendje për të biseduar me agjentët e software që të kryejnë më shumë, duke punuar së bashku me bots, si dhe me kolegët e tyre.
Zoti Butterfield nuk është lider tipik i një kompanie ‘startup’. I quajtur “Dharma” nga prindërit e tij ‘hipi’, ai kaloi vitet e hershme në një komunitet pa ujë të rrjedhshëm e pa energji elektrike; ai e ndryshoi emrin e tij në Daniel Stewart, kur ishte 12. Një introvert i vetëdeklaruar, i cili është i përshtatshëm për një kompani që shet komunikim joballafaques nëpërmjet teksteve, ai vlerëson efikasitetin dhe sinqeritetin. Pasi Yahoo bleu Flickr, ai punoi atje për disa vjet. “Çdo gjë ishte e tmerrshme, e shëmtuar, e ngadaltë, e vështirë për t’u përdorur dhe konfuze”, thotë ai.
Kameleoni “Dharma”
Në retrospektivë, Flickr u shit para kohe. Shitja shënoi fillimin e rigjallërimit në industrinë e teknologjisë pas rrëzimit të saj në fillim të viteve 2000. Tani z. Butterfield ka një shans të dytë. Investitorët nuk duan që ai ta shesë Slack shumë herët. Në fillim të vitit pati raportime se Microsoft konsideronte të ofronte rreth 8 miliardë $ për kompaninë. Z. Butterfield thotë se Slack asnjëherë nuk ka marrë një ofertë zyrtare dhe është duke planifikuar për t’u shndërruar në kompani publike. Vitin e kaluar ajo filloi hapjen për auditime vullnetare, në atë që duket të jetë përgatitja për debutimin publik në bursë. Por duket edhe më e mundshme që një gjigant i madh i teknologjisë ta kuptojë vlerën strategjike të Slack dhe të përpiqet të ofrojë për të një shumë edhe më të lartë.
Z. Butterfield thotë se Slack mund të arrijë 10 miliardë $ të ardhura në rast se nënshkruan 100 milionë punëtorë të njohurive, prej të cilëve janë rreth 850 milionë në mbarë botën. Kjo është shumë më e lehtë e thënë sesa e bërë. Së pari, Slack duhet të bindë kompanitë më të mëdha jashtë botës së teknologjisë. Aktualisht, ajo ka ndjekës të veçantë punëtorët në firmat në industrinë e internetit, mediave dhe reklamave, dhe në mesin e ekipeve të zhvillimit të programeve brenda firmave të mëdha. Pushtimi i bizneseve tradicionale mund të jetë më i vështirë. Shuma minimale vjetore prej 80$ për një të punësuar është tepër e madhe për kompanitë me dhjetëra mijë punëtorë.
Pastaj ekziston Symphony, një startup rivale e mbështetur nga disa banka që është e specializuar në industri shumë të kontrolluara, si shërbimet financiare, të cilat kërkojnë më shumë kontrolle. Gjigantët e teknologjisë si Microsoft, Oracle dhe Facebook kanë aplikacione bashkëpunimi për punën, por këto janë vetëm modestisht të suksesshme.
Sfida më e madhe e Slack mund të jenë zakonet e vetë njerëzve. Për disa, tendenca e chat-eve të shumta mund të jetë më keq sesa email-et, për shkak se barrierat e komentimit të shpejtë janë më të ulëta. Introverti z. Butterfield duhet të mirëpresë mundësinë për t’u apeluar njerëzve që nuk duan ndërveprim të vazhdueshëm, madje edhe kur ajo vjen në formë teksti.