Teksa vendi është përfshirë në një debat mbi efektshmërinë e kontratave koncesionare, ecuria e kontratave aktuale hedh dritë se pse të gjithë rendin në këtë formë marrëdhënieje me shtetin. Tregu është i garantuar, fitimet po ashtu. Normat e fitimit, në pjesën më të madhe, luhaten nga 30 në 60%.
Janë të shumta kompanitë koncesionare në këtë listë.
I pari, sipas fitimeve në vlerë absolute, është Tirana International Airport, me 2.3 miliardë lekë.
I dyti është Aleat, që ka me koncesion prodhimin dhe shpërndarjen e pasaportave, me 1.1 miliardë lekë fitime, ndonëse me rënie në raport me një vit më parë. Norma e fitimit në 2016-n ishte sërish e kënaqshme, prej 38.5%.
Në listë janë dhe koncesionarët e energjisë, Energija D.O.O Veternik, GJO-SPA POWER dhe ALB-ENERGY.
Koncesionari me normën më të lartë të fitimit është GJO-SPA POWER, me 64%. Përfitueshmëri të lartë kanë dhe operatorët që ofrojnë shërbime portuale, përkatësisht Anijet e Shërbimit Detar (59%) dhe Durrës Container Terminal (34.4).
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.