Kontratat koncesionare, Ahmetaj: PPP-të do të njihen si detyrime vjetore

13/11/2017 11:40 AM 0 komente

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave vijon diskutimet për projektbuxhetin 2018, ku në fokus të seancës së sotme ishin kontrata koncesionare dhe faturat e tyre në 2018.

Ministri i financave Ahmetaj bëri më dije se sipas nenit 19, tavani për vlerën  totale të kontratave në përqindje të PBB-së për të gjitha projektet me PPP, ekzistuese dhe ato të kontraktuara rishtazi për 2018,  është 40.1% e PBB. Kontabilizimi i tyre bëhet me Standardin ESA 95, deklaroi ministri. Sipas këtij standardi, klasifikohet alokimi i riskut brenda apo jashtë bilanci.”

Ahmetaj mori si shembull Koncesionarin e Rrugës së Arbrit e cila me ESA 95 qëndron jashtë bilanci.  Sipas ministrit njihen si detyrime vjetore, pra shpenzime korrente.

Edhe me ESA 2010, përsëri shpenzimet nuk përfshihen në bilanc.

“Kufizimi i pagesave vjetore në vetëm 5 përqind të të ardhurave tatimore faktike do të sjell kontrollin e kontratave me PPP. Shuma totale që kemi alokuar shkon 9.4 mld lekë. “- tha ministri.

Sipas Ahmetaj janë 213 kontrata koncesionare prej te cilave 178 janë lidhur para 2013-s.

Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë fatura e koncesioneve në shëndetësi do të kushtojë plot  3.97 miliardë lekë.  Ofrimi i shërbimit të kontrollit bazë apo check up-it do të kushtojë në 2018-n 876 milionë lekë.  Ofrimi i shërbimit të sterilizimit kushton në 2018-n 1.56 mld lekë; ofrimi i shërbimit të dializës 655 milionë lekë dhe shërbimet laboratorike 886 milionë lekë.

Pesha e faturave e koncesionarëve në shëndetësi në 2018-n është 42 për qind e totalit të faturave koncesionare.

Koncesionet në Infrastrukturë dhe Energji do të kushtojnë 2.8 miliardë lekë apo 28 për qind e totalit të fatura për koncesionet.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë vlerëson dhe miraton paraprakisht të gjitha projektet koncesionare dhe të partneritetit publik privat (PPP), si edhe çdo ndryshim të tyre, nga pikëpamja e implikimeve individuale apo në grup, për shpenzimet buxhetore, deficitin buxhetor, qëndrueshmërinë e borxhit publik dhe detyrimet kontingjente eventuale.

Shuma e përgjithshme e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5 për qind të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor. Në rast tejkalimi të këtij kufiri, Këshilli i Ministrave merr masa korrektuese në krahun e të ardhurave buxhetore, të nevojshme dhe të mjaftueshme, për t’u rikthyer brenda kufirit të lejuar, gjatë dy viteve të ardhshme buxhetore.

Aktualisht, janë në fuqi 8 kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat (PPP), të cilat marrin mbështetje buxhetore, si dhe pritet që gjatë vitit 2018 të startojnë dhe 3 kontrata të reja të lidhura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë/Bashkisë Tiranë (bashkëfinancim) sipas detajeve të dhëna në Tabelën 12 të mëposhtme:

Për sa i përket respektimit të nenit 4/2 të ligjit nr.9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor ku përcaktohet se “…shuma e përgjithshme e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5 për qind të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor.”, rezulton se:

  • kufiri i lejuar prej 5% i të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës, pra i vitit 2017, është rreth 20 miliardë lekë.

 

  • referuar Tabelës nr.7, pagesat vjetore neto që parashikohen të kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme për kontratat koncesionare apo PPP, kapin vlerën e 9.4 miliardë lekë për vitin 2018.

 

Rrjedhimisht, Buxheti 2018 respekton kufizimin ligjor të sipërcituar,  pasi vlera e parashikuar prej 9.4 miliardë lekë për pagesat vjetore neto për kontratat koncesionare apo PPP për vitin 2018,  përbën rreth 2.4% të totalit të të ardhurave tatimore faktike për vitin 2017.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz