E PERDITESUAR/ Në përfundim të Samitit të Berlinit, kancelarja gjermane Angela Merkel dha një konferencë shtypi së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidentin e Komisionit Europian Hose Manuel Barroso.
Merkel tha se : Pas 100 vjetësh, pas luftës së Parë Botërore kemi pritur 8 kryeministrat, ministrat e jashtëm dhe të ekonomisë. Ne jemi të interesuar që ju të integroheni sa më shpejt në BE. Ne mendojmë që për 4 vjet do ta ndjekim këtë iniciativë, më pas do të zhvillohet në Austri, kjo do të ketë vazhdimësi dhe proces. Ne synojmë zgjidhjen e problemeve politike, si midis Serbisë dhe Kosovës, Bosnjës, etj. Ne kemi folur edhe për bashkëpunimin rajonal, janë disa element që njerëzit të bashkëpunojnë me njeri tjetrin, por për fusha, si transporti e infrastruktura.
Kemi ngritur një rrjet për rininë. Kemi zhvilluar edhe bisedime dypalëshe. Ne dëshirojmë që procesi I integrimit të ecë më shpejtë, por kjo është në dorën e vendeve prespektive. Njerëzit kanë pritshmëri të mëdha, veçanërisht në aspektin ekonomik. BE është gjithashtu e gatshme për të ndihmuar dhe shkëmbyer përvojat, por edhe për të dëgjuar pritshmërinë e të rinjve”.
Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se : Faleminderit që na ftuan këtu. Faleminderit z. Barroso dhe homologëve. Ky është çast historik në emër të shpresës dhe të ardhmes më të mirë. Ky ka qenë një moment i rëndësishëm në historinë e Ballkanit Perëndimor. Duhet të ndalojmë dhe të reflektojmë. Theksohet roli i Europës në ruajtjen e paqes dhe merita i shkon kancelares. Jam i lumtur që ky takim do t mbahet rregullisht. Ne vazhdojmë me hapat tona, jemi të vetëdijshëm se ka një frymë antieuropiane në disa vende. Për ne Europa është një shpresë për një të ardhme më të mirë. Ne na u desh që të tregojmë se kjo është një ide e madhe dhe transformuese. Të gjithë ne do të badhkohemi si pjesë e familjes së Kombeve të Bashkuara. Është mirë që të punojmë së bashku sesa të kemi ndasi. Europa mund të shërbejë si një far ndriçues jo vetëm për kontinentin, por edhe për botën. Toleranca fetare do ta sjellë edhe Papën në Shqipëri, ne duhet të jemi të qartë se po përballemi të mbrojmë këtë nga kërcënimet e vazhdueshme që gjenden në dyert e Europës. BE-ja duhet të na shohë si vende të besueshme, që qeverisen nga shteti ligjor. Natyrisht do të ketë vështirësi, por ne besojmë se edhe ne mund ta ndihmojmë Europën, kjo është arsyeja se përse ne e kemi të qartë se deri ku shtrihet fuqia e Ballkanit Perëndimor. Kjo nuk është një marrëdhënie e njënashme. Ne ofrojmë potenciale, por edhe pozicion strategjik. Shqipëria ka shpallur katër fusha : energjetikë, SME, turizëm dhe kapital njerëzor. Ne do të duhet të jemi anëtar të dobishëm. Ne kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm. Faleminderit që vlerësuar rëndësinë e rajonit tonë, ne e dimë që çmimi është i madh dhe do të punojmë që kjo të arrihet”.
Ndërsa më pas e mori fjalën Presidenti i Komisionit Europian, Barroso i cili tha se Ballkani Perëndimor është shumë pranë BE, por nevojitet forcimi i sundimit të ligjit dhe demokracisë.
“Ballkani Perendimor është shume pranë BE dhe shënon progres. Nevojitet forcim i sundimit të ligjit dhe demokracisë. Bashkepunimi rajonal është tejet i rendesishem. Projektet në fushën e bashkëpunimit energjitik dhe ndërlidhjes rrugore janë jetësore për Ballkanin.”
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.