Konfindustria vlerëson, se është domosdoshmëri të arrihet një nivel i caktuar i shpenzimeve buxhetore ne kushtet kur financimi i ekonomiseë nga sektori bankar është në shifrat më të ulta historike si dhe biznesi po ndeshet me rënie të vazhduar të treguesit të konsumit të brendshëm për arsye objektive dhe psikologjike.
Domosdoshmëria e sigurimit të një niveli të arsyeshëm të shpenzimeve buxhetore shtohet, nëse kihet parasysh se vendi rrezikon seriozisht krizën energjitike jo vetëm për arsye të kushteve të motit, por para së gjithash për problematikën e përballjes së ekzekutivit dhe CEZ Shpërndarje sh.a si kompania monopol e shpërndarjes së energjisë elektrike në vend. Konfindustria i ka kërkuar njëkohësisht ekzekutivit që të marri të gjitha masat për garantimin e energjisë elektrike si dhe të sqarojë biznesin dhe qytetarët shqiptare për përgatitjen e të gjitha varianteve të menaxhimit të operatorit të shpërndarjes pavarësisht ecurisë së përballjes ligjore së CEZ shpërndarje sh.a me ERE/Entin Rregullator të Energjisë.
Konfindustria vlerëson se buxheti i vitit 2013 duhet menduar si buxhet emergjence parë uljen e ndjeshme të rendimentit fiskal të ekonomisë vendore gjatë vitit 2011 të shprehur qartë në uljen prej pothuaj të 165 milion $ të të ardhurave të planifikuara vetëm në 10 mujorin e parë të vitit financiar në vazhdim. Të dhëna negative vinë në mënyrë të përsëritur dhe të vazhduar në 4 vitet e fundit sidomos nga sektorët e industrisë, që prodhojnë për tregun e brendshëm dhe prodhimi me material porositësi/fason si pasojë e rënies së ndjeshme të kërkesës nga tregjet konsumatore të huaja.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.