Konfindustria, pas shqyrtimit të hollësishëm të projekt buxhetit 2014 dhe në konsulencë me partnerët institucionale ndërkombëtare të saj, ka pergatitur paketën me propozimet/kërkesat e saj zyrtare drejtuar Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë me qëllim pasqyrimin ne vendimet përfundimtare ligjore përkatëse.
Paketa me propozimet e Konfindustrisë për projekt buxhetin 2014 paraqitet si më poshtë:
1- Të ardhurat nga miradministrimi fiskal në buxhetin 2014 të parashikohen më të larta se parashikimi në të pakten 100 milion $.
2- Heqjen e ndarjes kategori biznes i madh/vogël mbeshtetur në xhiron 8 milion lekë per efekt tatim fitimi. Shtrirjen e TVSH për bizneset deri në nivelin e 2 milion lekë/vit xhiro.
3- Ruajtjen e tatim fitimit 10% per sektorët e biznesit, që punojnë në kushtet e konkurencës së lirë
4- Zbatimin e tatim fitimit progresiv deri në 20% për bizneset e sektoreve, që punojnë në kushtet e tregjeve te mbyllura/rregulluara me licenca, koncesione, etj.
5- Zbatimin e tatimit progresiv 20-30% për dividentin për bizneset e sektorëvë të ekonomisë, që punojnë në kushtet e tregjeve të mbyllura/rregulluara(burime natyrore, monopole, oligopole, etj)
6- Heqjen e 2 fishimit për taksën e banesave për qëllim biznesi për vitin 2014
7- Tatimi progresiv mbi 10%(-20%) të shtrihet vetëm mbi pagat 4 milion lekë/muaj
8- Të mos preket vlera e taksës së tashmë të karburantit të qarkullimit të makinave
9- Të nxitet formalizimi i bujqesise me mbeshtetje fiskale për rimbursimin e:- TVSH (prodhime, teknologji, makineri), -akcizes naftes, -subvencione për prodhimin
10- Të shmangen të gjitha pengesat fiskale për krijimin e Tregut Përbashkët Shqipëri-Kosovë
Kërkesat e paketes fiskale të Konfindustrise janë të domosdoshme për garantimin e të gjitha objektivave makroekonomike të parashikuara në PB2014. Gjithashtu kërkesat e paketës se fiskale te Konfindustrisë krijojnë kushtet për ruajtjen e fuqisë tërheqese të vendit për investimet e vendit dhe sidomos te huaja, japin mundësi të prekshme për rritje më të lartë ekonomike, tregojnë seriozitet përballë institucioneve ndërkombetare me mundësi për rritjen e mbështetjes financiare, hedh themelet e luftës sistematike ndaj evazionit dhe korrupsionit fiskal, ndalojne largimin e paarsyeshëm të parave të shqiptareve jashtë vendit, nxisin përdorimin me efektivitet të pasurive natyrore dhe nuk krijojnë trysni shtesë për prekjen e mirëqenies së qytetarëve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.