Konfindustria, dukë marrë shkak nga deklaratat e përbashkëta të misionit të FMN me përfaqesues të ekzekutivit për problematiken e ekuilibrave makroekonomike në vend, i kerkon qeverisë shqiptare të jetë e kujdesshme dhe të shmangë ndryshime të thella në politikat fiskale të deritashme. Në këtë kuptim Konfindustria mbeshtet këshillen e përfaqesuesve te FMN, që mbeshtetja e grupeve të caktuara shoqërore të parashikohet ne buxhet dhe jo nëpërmjet ndryshimit të politikave fiskale, duke nënkuptuar qartë për mos uljen e TVSH për prodhime dhe shërbime të caktuara sikurse parashikohet në programin qeveritar, sipas një deklarate për shtyp.
Konfindustria mbështet deklarimin e qartë të perfaqesuesve të qeverise për shlyerjen e detyrimeve që shteti i ka biznesit në formen e faturave të papaguara dhe rikthimin e TVSH.
Konfindustria keshillon, që taksa progresive në rritje nga niveli i sotem 10% mbi “fitimin” mund të zbatohet vetëm mbi kompanitë, që punojnë në kushtet e konkurencës së kufizuar me licenca shteterore dhe si pasojë e privilegjeve të mësiperme kanë norma fitimi me të larta sesa mesatarja vjetore e gjithë kategorive të biznesit.
Konfindustria vlerëson, se zbatimi i tatimit progresiv në rritje mbi nivelin e sotëm prej 10% duhet të zbatohet vetem në individet me nivele të larta të të ardhurave personale të lidhura kryesisht me zbatimin e takses progresive për kompanitë. Përndryshe rrezikohet -rritje e evazionit fiskal dhe -goditje e ashpër e shtresës së mesme të shoqërisë shqiptare në krijim e sipër.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.