Konfindustria vlereson frymën e bashkpunimit dhe marrjen përsipër të detyrimeve financiare të shtetit ndaj biznesit të shprehur në mënyrë të përsëritur drejtperdrejt nga Kryeministri Z. Edi Rama.
Sipas një deklarate për shtyp, Konfindustria do të kërkojë zyrtarisht nga ekzekutivi shqiptar, që të zbatojë plotësisht në mënyrë të njëjtë sikurse i kërkohet biznesit në detyrimet financiare të ndërsjellta
Konfindustria vlerëson se shlyerja e shumëpritur e faturave të prapambetura të punëve publike nga ana e shtetit duhet të shoqërohet edhe me detyrimet financiare shtesë mbështetur në fitimin e munguar dhe interesin bankar, që rrjedhin nga vonesa ne kohë e pagesës dhe që ka prodhuar kostoshtesë për biznesin. vlerësim i njejtë eshtë edhe për vonesat e përhershme në kohë të rikthimit te TVSH. Duhet të kujtojme se biznesi për vonesa kohore te shlyerjes së detyrimeve ngarkohet me gjoba tepër të larta.
Konfindustria vlereson se zbatimi i praktikave te njëjta në detyrimet shtet biznes do të jetë hap shumë i rëndësishëm në rritjen e përgjegjësisë së përbashkët. veprimi i sipërpërmendur do të jetë shprehje e seriozitetit të shtetit shqiptar, kusht mjaft i rendesishëm për investitoret e brendshëm dhe sidomos te huaj.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.