Konfindustria përmes një njoftimi për shtyp vlerëson, se politika fiskale e vendit për vitin 2019 duhet të kaloje në sistemin e taksës së sheshtë dhe me kah ulës të ngarkesës për qytetarët dhe bizneset e tregut të lirë.
” Vendimmarrja politike shqiptare duhet të ndjekë me vëmendje dhe strategjinë e qeverisë së re të Italisë, për zbatimin e taksës së sheshtë/flat tax për qytetarët dhe bizneset. Ndryshimet thelbësore të politikes fiskale të Italisë si partneri kryesor tregtar do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimet ekonomike në Shqipëri.”- pohon kreu i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku.
Konfindustria vlerëson më tej se, se politika e deritashme e taksave përpjesëtimorë dhe ngarkesës fiskale tërësore në rritje nuk ka qenë e suksesshme. Rritja mesatare vjetore e PPB në me pak se 2.5% në 5 vitet e fundit, borxhi publik qe nuk po shënon rënie nga niveli i 72% të PPB, informaliteti i lartë shprehur dhe në zhvlerësimin e fortë të panatyrshëm prej mbi 8% të Euro-s kundrejt Lekut, vendi i fundit në Rajon për tërheqjen e investimeve të huaja, emigracioni i shtuar dhe goditja e mirëqenies se shtresës se mesme, etj. janë tregues të qarte të nevojës për ndryshime thelbësore të politikave ekonomike dhe fiskale të vendit. “- përfundon Konfindustria.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.