Ministri i Financave, në largim, Avdullah Hoti, ka konfirmuar se gjatë këtij viti do të nis Autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.
“Kjo është pjesë e buxhetit, e kornizës afatmesme të shpenzimeve dhe sivjet fillojnë procedurat, kontraktohet dhe fillojnë punimet besoj në afatin më të shkurtër”, ka thënë Hoti, pas vizitës në fabrikën për përpunimin e mishit “Calabria” në Gjilan, njofton kumtesa, përcjell “Zeri.info”.
Nga ana e tij, kryetari Haziri e ka falënderuar ministrin Hoti për mbështetjen në fillimin e autostradës, sikurse edhe për zgjerimin e rrugëve të hyrje-daljeve të qytetit.
“E falënderoj ministrin Hoti, i cili është garantuesi në emër të qeverisë në BERZH, që Gjilani fiton afro 14 milionë euro në infrastrukturë, siç është rruga katër korsi nga qendra e qytetit deri në Livoq i Ulët e Kllokot dhe Gjilan prej tunelit, Gllamë e Ponesh në drejtim të Prishtinës. Tash jemi në fazën e lidhjes së kontratave dhe përfundimisht infrastruktura bazike në Gjilan me Autostradën mbyllet”, tha Haziri./Zeri/.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.