Konkurrenca e shëndetshme, 4 mënyra për ta nxitur atë

13/04/2017 4:01 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Shpeshherë, konkurrenca mbart një kuptim negativ në vetvete, por ajo është absolutisht një prej elementeve më të nevojshme për të përparuar. Për të nxitur konkurrencën e shëndetshme ju ftojmë të praktikoni disa prej strategjive të mëposhtme:

1.Konflikt i shëndetshëm

Konkurrenca mund të krijojë konflikt midis punonjësve, por kur ata e kuptojnë që një debat mbi një temë të caktuar është i shëndetshëm dhe dhënia e opinioneve të ndryshme mund të ketë efekt pozitiv në zgjidhjen e një çështjeje të caktuar, konkurrenca në këtë rast shndërrohet në një katalizator të inovacionit dhe të zhvillimit.

2.Vlerësimi është shumë i rëndësishëm

Asgjë nuk mund t’i demotivojë punonjësit më shumë sesa mungesa e vlerësimit. Nëse ju i vlerësoni ata, atëherë ata do të jenë më të motivuar për të dhënë më të mirën e tyre, duke nxitur në këtë formë një konkurrencë të shëndetshme, e cila do të ndikojë edhe në rrije të produktivitetit të punonjësve dhe të performacës së kompanisë suaj.

3.Objektiva të qartë

Punonjësit nuk duhet të konkurrojnë vetëm ndërmjet njëri-tjetrit, por mbi të gjitha ata duhet të sfidojnë veten. Duke u vendosur atyre objektiva të qartë për të arritur, ju në mënyrë indirekte ndikoni edhe në përmirësimin e performancës së tyre.

4.Feedback real

Dhurata më e madhe që ju mund t’u bëni punonjësve tuaj është dhënia e një mendimi të sinqertë në lidhje me ecurinë e tyre. T’i thuash një punonjësi pikat e tij të forta si dhe ato të dobëta është një gjë shumë e mirë, sepse ndikon në rritjen e performancës.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz