Konkurrenca e shëndetshme dhe efektet e saj pozitive

05/04/2019 1:01 PM 0 komente

Konkurrenca brenda së njejtës kompani është një temë që gjithmonë shkakton diskutime të shumta, sepse disa mendojnë se ajo është shumë efikase ndërsa disa të tjerë mendojnë se ajo krijon një ambient pune negativ.

Një gjë e tillë varet shumë edhe nga kompania ku ju punoni dhe pjesë e së cilës jeni. Ka nga ato kompani të cilat kanë krijuar një kulturë ku konkurrenca ndërmjet kolegëve shihet si diçka e zakonshme dhe e promovojnë një gjë të tillë, ndërsa disa kompani të tjera theksojnë rëndësinë e punës në grup. Por një qasje bashkëpunese shoqërohet edhe me avantazhet e një konkurrence pa tendenca negative.

Më poshtë do të gjeni 6 mënyra sesi konkurrenca e shëndetshme krijon një ekip pune sa më të suksesshmëm duke rritur dhe duke përmirësuar produktivitetin.

1. Njerëzit e pëlqejnë konkurrencën

Sipas një prej psikologëve të njohur Mihaly Csikszentmihalyi, konkurrenca e shëndetshme krijon një ambient pune shumë pozitiv. Duke i nxitur punonjësit që të japin më të mirën e tyre në drejtim të përmbushjes së një objektivi të caktuar, dëshira e tyre për të ardhur në punë dhe për të arritur rezultate pozitive dhe të larta do të rritet gjithnjë e më shumë.

2. Konkurrenca e shëndetshme nxit kreativitetin

Kur njerëzit janë pjesë e një grupi në të cilin konkurenca është një faktor shumë i rëndësishëm, ata kanë tendencë që të jenë sa më shumë kreativë. Nëse punonjësit duan që të kenë sukses, ata do të eksperimentojnë me zgjidhje të ndryshme, deri sa të arrijnë të gjejnë atë më të mirën.

3. Njerëzit do të nxisnin njëri-tjetrin

Konkurrenca e shëndetshme shoqërohet edhe me një standard më të lartë të punës. Nëse në departamentin e shitjeve një prej punonjësve shet 2 herë më shumë se një tremjorin e parë, atëherë edhe kolegët e tjerë të tij do të mundohen që të ndjekin të njejtin ritëm për të mos mbetur prapa.

4. Konkurrenca e shëndetshme shoqërohet me pozitivitet

Kur konkurrenca ndodh në një ambient pune bashkëpunues dhe efikas, ajo rrjedhimisht krijon edhe një mjedis shumë pozitiv për kompaninë tuaj. Në fund të një projketi, ekipi i punonjësve do të jenë në gjendje të shikojnë me krenari arritjet dhe progresin e tyre, por përveç kësaj ata do ta zhvillojnë në harmoni të gjithë procesin e punës, gjë kjo që është shumë e rëndësishme.

5. Konkurrenca dhe ngritjet në detyrë

Konkurrenca e brendshme mund të tregojë sesa shumë një individi/punonjësi i intereson mbarëvajtja e proçesit të punës dhe rrjedhimisht edhe kompania për të cilën punon. Nëse një proces i tillë do të shoqërohet edhe me një promovim apo rritje në detyrë, atëherë të gjithë do të mundohen që në projektin e rradhës të kenë edhe ata mundësi që të ndodhen në të njejtin pozicion fitues.

6. Konkurrenca e shëndetshme si faktor inkurajues

Të gjithë ne mund të kemi dëgjuar historinë e një punonjësi, i cili e ndihmoi kompaninë e tij që të rriste shitjet me rreth 1 milionë dollarë dhe në këmbim kompania i dha atij vetëm 2,000 dollarë. Shembuj të tillë dekurajojnë motivimin dhe punën dhe mbi të gjitha krijojnë një ambient shumë të palumtur në mesin e punonjësve.

Por konkurrenca nga ana tjetër do të ndikonte në nxitjen dhe motivimin e tyre. Ata që kanë rezultatet më të larta do të kenë edhe rrjedhimisht një pagesë më të lartë. Kjo do t’i motivojë ata që të vazhdojnë të përpiqen për të dhënë më të mirën e tyre, plus që një gjë e tillë do të ketë edhe ndikim pozitiv tek bilanci financiar i kompanisë suaj.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of