Janë 12 biznese të sektorit privat në vend të cilat janë gjobitur nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AAK) për jolojalitet në treg. Ky Autoritet, i cili është në funksion që tre muaj, ka shqiptuar gjithsej 12 gjoba për shkak se këto kompani kanë abuzuar me pozitën dominuese dhe arritjen e marrëveshjeve jolojale.
Krijimi i konkurrencës së lirë të ekonomisë së tregut dhe mbrojtja e saj në Kosovë në tre vjetëve e fundit ka qenë pa mbikëqyrje, por tash masat për mbrojtjen e konkurrencës së lirë janë në mbikëqyrjen e Autorit të Konkurrencës.
Valon Prestreshi, kryetar i Bordi të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK), ka thënë për “Zërin” se deri më tani kanë shqiptuar rreth 12 gjoba. Ai thotë se në mesin e këtyre kompanive nuk ka kompani të huaja, ndërsa, sipas tij, gjoba ende nuk ka në sektorin publik.
Sipas tij, gjobat e shqiptuara sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës janë deri në 10 për qind të totalit të të hyrave që ndërmarrja ka realizuar në vitin e fundit.
“Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ua ka shqiptuar 12 gjoba 12 kompanive të ndryshme, të cilat kanë bërë shkelje të rënda të Ligjit të Konkurrencës. Këto kompani janë gjobitur sepse kanë abuzuar me pozitën dominuese dhe me arritjen e marrëveshjeve jolojale, apo të ndëshkueshme me ligj. Vetëm mund të them se gjoba në sektorin publik nuk ka, po ashtu në mesin e kompanive të gjobitura nuk ka kompani të huaja”, ka thënë ai.
Prestreshi nuk ka dashur t’i bëjë publike emrat e kompanive për shkak se, siç thotë ai, mund të ndikojë në afarizmin e tyre
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.