Konkurrenca mbyll hetimin për gazin, do monitorohet dhe rregullohet tregu

13/10/2017 10:58 AM 0 komente

Pas rritjes së menjëhershme të çmimeve të gazit me mbi 50% në janar të këtij viti, Autoriteti i Konkurrencës hapi një hetim të thelluar, që e ka mbyllur së fundmi pasi gjeti se ndërmarrjet importuese dhe treguese kishin vepruar në përputhje me ligjin dhe nuk ka pasur shkelje të konkurrencës, as në portet e furnizimit dhe as nga operatorët e importit.

Autoriteti i Konkurrencës njoftoi se në mbledhjen e datës 5 tetor 2017, me vendimin nr. 476, datë 05.10.2017 vendosi që të mbyllë procedurën e hetimit të thelluar në këtë treg për produktin gaz i lëngshëm për konsum familjar dhe biznes. Autoriteti dha rekomandimet e mëposhtme:

  1. Operatorit Shtetëror të Autorizuar, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrisë së Financave për të hartuar dhe miratuar një metodologji për rregullimin e tregut, që të përcaktojë në mënyrë të qartë rolin, funksionet dhe mënyrën e funksionimit të çdo operatori që vepron në këtë treg.
  2. Risjelljen në vëmendje të zbatimit të vendimit të Komisionit të Konkurrencës nr. 390, datë 22.12.2015.
  3. Subjektet e mësipërme duhet të njoftojnë pranë Autoritetit të Konkurrencës mbi zbatimin e rekomandimeve brenda 90 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Autoriteti i Konkurrencës vendosi që të monitorojë tregun e ngarkim- shkarkimit, importit, depozitimit dhe shitjes me shumicë të produktit gaz i lëngshëm i naftës për konsum familjar dhe biznes për një periudhë 1 (një) vjeçare, duke filluar nga data 16 Tetor 2017.

 

Hetimi

Komisioni i Konkurrencës, kishte hapur në mars të këtij viti hetimin e thelluar në të gjitha segmentet e tregut të ngarkim shkarkimit, importit, depozitimit dhe shitjes me shumicë të produktit gaz i lëngshëm i naftës për konsum familjar dhe biznes”, për ndërmarrjet “ROMANO PORT” SHA, “TB GAS” AG, “INTER-GAZ” SHA, “A&V-GAS” SHA, ” .V DISTRIBUTION” SHA; ” PETROLJFERA ITALO ALBANESE” SHA (PIA), “FAM GAS” L.L.C, “KEVIN GAZ” SHA dhe “EMANUJEL GAS” SHPK.

Konkurrenca gjeti nga hetimi se importi dhe tregtimi i GLN-së në territorin e Republikës së Shqipërisë funksionon si një treg i liberalizuar për sa i përket aktivitetit të importit, por kjo veprimtari realizohet vetëm nëpërmjet dy porteve të naftës në zonën gjeografike të ish Uzinës së Sodës PVC në Gjirin e Vlorës dhe në zonën gjeografike të Porto Romanos, Durrës, porte të cilat janë ndërtuar dhe funksionojnë mbi bazën e marrëveshjeve të koncesionit.

Ndermarrja Romano Port ne zonen gjeografike të portit Porto Romano ka ekskluzivitetin e ofrimit te shërbimit të ngarkim-shkarkimit te produktit le GLN-se, ne baze te kontratës koncesionare tarifat c aplikuara nga kjo ndermarrje miratohen paraprakisht nga Organi Shteteror i Autorizuar (OSHA).

Ndërmarrja PIA, c cila ka marre me koncesion portin Vlora-l , nc baze të marrëveshjes koncesionare ofron shërbimin e ngarkim-shkarkimit dhe depozitimit të GLN. Pra, importuesit e GLN-se, në bazë të marrëveshjes koncesionare gjejnë shërbim të plotë për ngarkim-shkarkim dhe depozitim, shërbim që në bazë të marrëveshjes koncesionare në Portin Vlora-1 ofrohet nga PIA, c cila është e  detyruar t’ua ofroje këtë shërbim në bazë të tarifave përkatëse, duke i trajnuar operatoret në kushte të barabarta.

Për sa më sipër, të gjithë ndërmarrjet importuese të Iicencuara për ushtrimin e tregtimit te GLN-së, të cilat nuk kanë ndërtuar depozita pranë portit të Porto Romanos, kanë një mundësi tjetër për importin e GLN-se ne rrugë detare nëpërmjet portit Vlora-I.

Në zonën gjeografike te portit Porto Romano gjatë periudhës nën hetim kanë ushtruar aktivitetin e ngarkim-shkarkimit dy ndërmarrje A&V GAS dhe Alb Durazzo, si dhe një ndërmarrje e re në këtë treg (Al Gaz), Ndërsa në portin Vlora- 1 ka ushtruar aktivitetin e ngarkim-shkarkimit vetëm ndërmarrja Fam Gas.

Nga analiza e te dhënave të administruara rezulton se sasia e GLN-se së përpunuar nëpërmjet portit Porto Romano është më e madhe se sasia e përpunuar në portin “Vlora I”, përkatësisht rreth 45% e sasisë totale të importuar të GLN-së përpunohet në portin Vlora dhe rreth 55% e sasisë në portin Porto Romano.

Nga të dhënat e administruara nga Konkurrenca, konstatohet se ndërmarrja Romano Port nuk i ka ndryshuar tarifat e shërbimeve të ofruara përgjatë periudhës 2015 – 2016 – 2017, si tarifat e aplikuara për ngarkim-shkarkimin e GLN-se ashtu edhe tarifat e administrimit dhe informimit te saj. Tarifat e ndërmarrjes Romano Port miratohen paraprakisht nga OSHA dhe nuk mund të ndryshohen në mënyrë të njëanshme nga vetë ndërmarrja.

Ndërmarrja PIA ka aplikuar tarifa të shkallëzuara gjatë vitit 2015 sipas sasisë së përpunuar të produktit të GLN-se, ndërsa që prej vitit 2016 ndërmarrja PIA ka aplikuar tarifë të unifikuar dhe më të ulët krahasuar me periudhën e mëparshme lidhur me shërbimin e ngarkim-shkarkimit.

Konkurrenca konkludon se ndërmarrjet Romano Port dhe PIA aplikojnë tarifa të ndryshme lidhur me përpunimin dhe administrimin e produktit të GLN-së.

 

Importi, bie pjesa e tregut të A & V GAS, rritet e Kevin Gas

Struktura e tregut të importit te gazit tregon se ndërmarrja A&V GAS, e cila ka patur pjese tregu mbi rreth 50% gjatë viteve 2012-2014, ka pësuar rënie gjate dy viteve te fundit, duke mbërritur në 36.9% te tregut të importit të GLN-se për vitin Ndërsa për periudhën janar-shkurt 2017, pjesa e kësaj ndërmarrjeve është rreth 19%.

Ndërmarrja KEVIN GAS ka rritur ndjeshëm pjesën e saj te tregut duke mbërritur në 36.4% të tregut të importit lë GLN-se gjatë vitit 2016 nga 27.8% që ishte sasia e importuar për produktin GLN të kësaj ndërmarrjeje në vitin 2015. Volumet sasiore të importuara nga ndërmarrja Kevin Gaz krahasuar me vitin 2015, ne vitin 2016 janë rritur me 66% dhe vazhdojnë të jenë të larta duke arritur në rreth 45% për muajt janar-shkurt 2017.

Në përfundim të analizës së pjesëve të tregut, Konkurrenca konkludoi se ndërmarrja A&V GAS e ka humbur pjesën e tregut që zotëronte në periudhën 2011-2015 dhe nuk e plotëson kriterin e pjesës së tregut për t’u vlerësuar si ndërmarrje me pozitë dominuese.

Në bazë të të dhënave të administruara dhe analizuara rezulton se ndërmarrja A&V GAS ka humbur 10 % të pjesës së tregut të importit dhe shitjes me shumicë të GLN-së për vitin 2016, kurse ndërmarrja KEVIN GAZ ka fituar 10% të totalit të tregut të importit dhe shitjes me shumicë të GLN-se në vend për vitin 2016, si edhe ka pasur një rritje me 66 % për sa i përket aktivitetit të saj krahasuar me vitin 2015.

Paqëndrueshmëria e pjesëve te tregut për tre vitet e fundit, (A&V GAS – 58% ne 2014, 47% ne 2015, 37% ne 2016) (KEVIN GAZ – 18% ne 2014, 28% ne 2015 dhe 36% ne 2016), jep një panoramë të qartë se nuk jemi para dominancë kolektive.

Gjithashtu, një ndërmarrje e re është futur ne treg ne Dhjetor të vitit 2015 AL Gaz, me një pjesë treguprej 15.5% për vitin 2016.

Ndërmarrja KEVIN GAZ është bërë furnizues i disa prej ndërmarrjeve më të mëdha të nivelit të dytë të tregtimir, si i grupi Kastrati, Petrol Gas, Andkri, Mega Gas etj., të cilët gjatë periudhës 2014 – 2015 kanë qenë furnizuar nga ndërmarrja A&VGAS.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz