Konservatorët gjermanë fillojnë të planifikojnë politikën pas Merkelit

13/02/2018 9:06 AM 0 komente

Angela Merkel ende nuk ka filluar formalisht mandatin e saj të katërt si kancelarë e Gjermanisë – por tashmë, të shumtë në partinë e saj po hapin haptazi një epokë pas Merkelit.

Kancelarja po përballet me një reagim të madh të brendshëm lidhur me marrëveshjen e koalicionit që ajo negocioi me socialdemokratët javën e kaluar dhe në veçanti vendimin për t’u dhënë atyre ministrinë e financave.

Papritmas, demokratët konservatorë po thonë se është e pashmangshme: partia duhet të marrë në konsideratë një zëvendësim të Merkel, gruas që ka udhëhequr Gjermaninë për 12 vjet dhe partinë e saj për 18 vjeç – dhe kjo të nodhë sa më shpejt.

“Ne në CDU duhet të fillojmë të mendojmë tani për një linjë të re – pa Merkel,” tha Klaus-Peter Willsch, një deputet i krishterë demokrat, shkruan sot FT.

Z. Willsch ka qenë prej kohësh një kritik, por edhe të tjerët po e mbështesin në të njëjtën pikë. “Partia duhet të ‘rinohet’,”- tha Daniel Günther, një zyrtar me karrierë në rritje i CDU, për radion gjermane. “Ne kemi nevojë për fytyra të reja … njerëz të rinj, të talentuar.”

Këto fytyra të reja mund të kenë së shpejti mundësinë e tyre. Më vonë këtë muaj, Merkel do të zbulojë emrat e pesë ministrave të CDU që ka gjasa të zënë vendin e tyre në kabinetin e ri.

Günther dhe të tjerë, dëshirojnë që ajo të shfrytëzojë mundësinë për të promovuar politikanët e rinj, njerëz që një ditë mund të shihen si pasardhës të saj potencialë.

“Ky do të ishte një hap i parë drejt një kalimi të organizuar të pushtetit”, tha Daniel Hackenjos, kreu i një organizate të biznesit CDU në Baden-Württemberg. “Tani është koha për ta bërë këtë. Ne kemi nevojë për veprim “.- përfundoi ai.

Një kandidat i mundshëm, tha ai, është Jens Spahn, një zëvendësministër i financave, i cili shihet si bartës i së drejtës së CDU. Nxitja e tij duke i dhënë një post politik do të ishte një hap në drejtimin e duhur “- tha Hackenjos.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz