BE konsideron përfshirjen e 11 vendeve në “listën e zezë” të taksave

05/12/2017 9:59 AM 0 komente

Deri në njëmbëdhjetë vende mund të përfundojnë në listën e zezë të Bashkimit Evropian të parajsave fiskale dhe potencialisht mund të përballen me sanksione për standardet e tyre tatimore në përputhje me eurozonën, sipas draftit të fundit të propozimeve.

Grupi i juridiksioneve, i përshkruar në një dokument të marrë nga Bloomberg, do të vuloset nga ministrat e financave të BE në një takim në Bruksel të martën.
Lista përfshin : Korenë e Jugut, Panamanë, Tunizinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe Barbados, Cabo Verde, Grenada, Makao, Ishujt Marshall, Palau dhe Shën Lucia.

Lista përfundimtare është rezultat i disa muajsh shqyrtimi, në dhjetra vende dhe territore, midis 28 shteteve të bllokut dhe juridiksioneve të ndryshme në mbarë botën. Ajo mund të ndryshojë ende varësisht nga vendimi politik i ministrave.

Lista vjen pasi BE-ja ka rritur përpjekjet e saj në vitet e fundit për të trajtuar shmangien e taksave dhe evazionin, të cilat kanë marrë një shtysë të re pas rrjedhjeve të tilla si dokumentet e fundit të “Paradise Paper”, të cilat ekspozuan shkallën e shmangies së taksave në shkallë të gjerë, ushqyer reagimin publik kundër praktikave të tilla.

Procesi i Shqyrtimit

Gjatë gjithë vitit të kaluar, ekspertët nga eurozona kanë shqyrtuar 92 juridiksione për të identifikuar nëse ato përmbushin standardet e BE-së për transparencë ose nëse angazhohen në praktika të dëmshme tatimore.

Disa prej tyre u konsideruan bashkëpunuese, ndërsa të tjerët, përfshirë Turqinë, u kursyen nga përfshirja në listë pas angazhimeve të shumta në BE për përmirësimin e transparencës dhe angazhimin në një konkurrencë më të drejtë. Një zyrtar i qeverisë europiane u tha gazetarëve në Bruksel javën e kaluar se fakti që lista e zezë përfundimtare është shumë më e vogël sesa projektet e mëparshme, kjo vjen si një provë që presioni i BE sjell rezultate, duke detyruar vendet që të kryejnë transparencë tatimore.

Komisioni Evropian – krahu ekzekutiv i BE-së – beson se kërcënimi për të qenë në listë mund të shërbejë si një nxitje për vendet që t’i sjellin sistemet e tyre tatimore në përputhje me standardet e BE-së, nga frika se do të emërohen dhe “të turpërohen”. Vendet që morën zotime për transparencën e taksave do të jenë subjekt i monitorimit gjatë vitit të ardhshëm të BE, ndërsa blloku planifikon të përditësojë listën së paku një herë në vit.

Por disa vende, përfshirë Francën, kanë thënë se juridiksionet e listuara duhet të përballen edhe me një formë sanksioni. Ministrat pritet gjithashtu të diskutojnë se çfarë masash mund të aplikojnë si në nivel të BE-së ashtu edhe në nivel kombëtar, duke përfshirë ngrirjen e disa fondeve të BE-së.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz