Mjafton të shkruani në një motor kërkimi ‘hudhër’ për të kuptuar për të mirat e pafundme që i atribuohen këtij ushqimi: duke filluar nga roli mbrojtës kundër diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare e deri tek aftësia për të nxitur rritjen e flokëve. Megjithatë për hudhrën, dhe anëtarë të tjerë të familjes së alliaceae, të tilla si qepa, etj flitet para së gjithash për aftësitë anti-kancer.
Mbi këtë fakt kanë hulumtuar studiuesit nga Instituti Kombëtar i Kancerit në Bethesda (Maryland, USA). Ajo cka rezulton është nëse nga njëra anë, studimet epidemiologjike tregojnë se si konsumi i hudhrës dhe qepës në veçanti lidhet me reduktim të rrezikut të kancerit (sidomos traktin gastrointestinal), nga ana tjetër pjesa më e madhe e ‘provave’ burojnë nga studimet në laborator, sidomos në organe të përbërë me squfurit organo (disa prej të cilave I detyrohet era dhe shija stipike e hudhrës dhe qepës). Këto komponime do të vepronin kundër kancerit në të njëjtën kohë dhe nivele të shumëfishta, të tilla si duke penguar formimin e substancave kancerogjene që mund të formohen në ushqime (nitrosamines dhe aminet heterociklike) dhe duke eleminuar enzimat ose metabolitet e përfshira në mekanizmat me origjinë kancerogjene.
‘Të dhënat në dispozicion mbështesin veprimtarinë anti-kancer të hudhrës dhe qepës – shpjegon Maria Parpinel, studiuese në iniversitetin e Udines. Mbeten në fakt disa pika të ndryshme për t’u sqaruar, në veçanti sasia që duhet të konsumohet. ‘