Procedurat e reja të pagesave të kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, si nga punëdhënësit por edhe nga punëmarrësit, pritet të jenë më të thjeshta nga sa kanë qenë më parë, duke lehtësuar në këtë mënyrë si biznesin në rolin e punëdhënësve, por edhe të punësuarit në rolin e punëmarrësve. Në ndryshimet e reja, janë parashikuar edhe shkurtim i kohës së pagesave të mësipërme, duke sjellë si risi edhe mënyrën e pagesave online nga bizneset apo individët si ata të punësuar, apo edhe ata të vetëpunësuar. Po ashtu, në ndryshimet e reja për ligjin “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, kanë prekur edhe kuptimin e termave të ndryshëm të ligjit. Këto ndryshime janë pasqyruar në Fletoren Zyrtare. Përveç ndryshimeve në terminologji, ku duket një ripërkufizim i fjalorit për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ndryshime do të ketë edhe në procesin e aplikimit. Të interesuarit nuk janë tashmë të detyruar të paraqiten pranë zyrave të drejtorive të tatimeve, por mund ta bëjnë këtë procedurë online që nga shtëpia ose zyra e tyre. Gjithashtu, çdo ndryshim i bërë sjell një qasje mes punëmarrësve dhe punëdhënësve, në sistemin e pagesave të kontributeve shoqërore dhe shëndetësore. Miratimi i ndryshimeve të ligjit të mësipërm, nënkupton faktin që procedurat e kryerjes së pagesave, janë shumë herë më të thjeshta nga sa kanë qenë më përpara duke përfshirë edhe pagesat më të shpejta dhe më pak burokratike.
Ishte
Neni 8
Llogaritja e kontributeve për punëmarrësin Kontributet e punëdhënësit për punëmarrësin dhe kontributet e vete punëmarrësit llogariten sipas nivelit te përcaktuar mbi pagën bruto te punëmarrësit dhe shtesat e tjera me karakter te përhershëm qe lindin nga marrëdhëniet e punës, brenda një page bruto minimale qe përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe nivelit maksimal qe është sa pesëfishi i pagës minimale të miratuar për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Bëhet
“Neni 8 Llogaritja e kontributeve për punëmarrësin
1. Kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore të punëdhënësit për punëmarrësin dhe kontributet e vetë punëmarrësit llogariten sipas nivelit të përcaktuar mbi pagën bruto të punëmarrësit dhe shtesat e tjera me karakter të përhershëm që lindin nga marrëdhëniet e punës, brenda një page bruto minimale që përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, dhe nivelit maksimal që është sa pesëfishi i pagës minimale të miratuar për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore.
2. Kontributet e detyrueshme të sigurimit shëndetësor të punëdhënësit për punëmarrësin dhe Fletore Zyrtare nr.126, datë 11 gusht 2014 5803kontributet e vetë punëmarrësit llogariten sipas nivelit të përcaktuar mbi pagën bruto të punëmarrësit dhe shtesat e tjera me karakter të përhershëm që lindin nga marrëdhëniet e punës, e cila nuk mund të jetë më e vogël nga paga minimale e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.”.
Të vetë Punësuarit
Ishte
Neni 9
Llogaritja e kontributeve për personin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes
1. Kontributet për personin e vetëpunësuar, përfshirë punëdhënësin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes llogariten sipas nivelit të parashikuar si përqindje mbi pagën minimale të miratuar për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore te përcaktuar nga Këshilli i Ministrave. Pika 2 shfuqizohet.
2. Në rast se veprimtaria ekonomike, me anë të një deklarate, ndërpritet për një periudhë, vlera e kontributit për t’u paguar zvogëlohet përpjesëtimisht, në përputhje me formulën e përcaktuar në udhëzimet e Ministrit të Financave, të nxjerra në zbatim të këtij ligji.
Bëhet
“Neni 9 Llogaritja e kontributeve për personin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes
1. Kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore për personin e vetëpunësuar, përfshirë punëdhënësin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes, llogariten sipas nivelit të parashikuar si përqindje mbi pagën minimale të miratuar për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave. Kontributet e detyrueshme të sigurimit shëndetësor për personin e vetëpunësuar, përfshirë punëdhënësin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes, llogariten sipas nivelit të parashikuar si përqindje mbi dyfishin e pagës minimale të miratuar për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
2. Në rast se veprimtaria ekonomike ndërpritet për një periudhë, vlera e kontributit për t’u paguar zvogëlohet përpjesëtimisht, në përputhje me formulën e përcaktuar në udhëzimet e Ministrit të Financave, të nxjerra në zbatim të këtij ligji.”
Llogaritja e kontributeve
Ishte
Neni 18
Vlerësimi Kur organet tatimore zbulojnë se kontributet nuk janë llogaritur e paguar në masën e duhur, bëjnë vlerësime. Për vlerësimet dhe mbledhjen e detyrimeve për kontributet, kamatëvonesat dhe gjobat, zbatojnë rregullat e përcaktuara në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.”, përjashtuar afatin e parashkrimit të detyrimeve. Radha e pagesës së detyrimeve, që lidhen me kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të paguara pjesërisht, është: a) kontributet e sigurimeve shëndetësore; b) kontributet e sigurimeve shoqërore të punëmarrësit; c)kontributet e sigurimit suplementar; ç) kontributet e sigurimeve shoqërore të punëdhënësit; d) kostot administrative; e) dh) gjobat; f) kamatëvonesat.
Bëhet
18 Vlerësimi
Kur organet tatimore zbulojnë se kontributet nuk janë llogaritur në masën e duhur, bëjnë vlerësime. Për vlerësimet, mbledhjen e detyrimeve për kontributet, kamatëvonesat e gjobat, si dhe radhën e pagesës së tyre, zbatohen rregullat e përcaktuara në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përjashtuar afatin e parashkrimit të detyrimeve.”
Shkurtohen procedurat, lehtësira në aplikim
Ishte
Nenet e ndryshuara Neni 2 Përkufizime Për qëllime të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: 1. “Kontribute të detyrueshme të sigurimeve shëndetësore” janë kontributet që paguhen në mbështetje të nenit 8 të ligjit nr. 7870, datë 13.10.1994 “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
2. “Kontribute të detyrueshme të sigurimeve shoqërore” janë kontributet që paguhen në mbështetje të neneve 9 dhe 13 te ligjit nr.7703, date 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
3. “Kontribute” janë, përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe, pagesat e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe pagesat e detyrueshme të sigurimeve shëndetësore.
4. “Numri i sigurimit shoqëror” ka të njëjtin kuptim si në ligjin nr. 7845, date 13.7.1994 “Për numrin e sigurimit shoqëror ne Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
5. “Organe tatimore” janë, sipas rastit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe degët e tatimeve ne rrethe.
6. “Paga bruto” është paga qe përcaktohet me vendim te Këshillit te Ministrave.
7. “Person i detyruar për te paguar kontribute” është çdo person që detyrohet të paguajë. kontributet e detyrueshme, sipas ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nr.7870, datë 13.10.1994 “Për sigurimet shëndetësore ne Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
8. “Person i vetëpunësuar” është personi i vetëpunësuar dhe personi me të ardhura të rregullta nga veprimtaria ekonomike.
9. “Punëdhënës”, “persona të punësuar” dhe “punonjës të papaguar te familjes” kanë të njëjtin kuptim si në ligjin nr.7870, datë 13.10.1994 “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
10. “Shkalla e kontributeve” janë përqindjet e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të vendosura me ligjet nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nr.7870, datë 13.10.1994 “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Bëhet
Përkufizime Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Kontribute të detyrueshme të sigurimeve shëndetësore” janë kontributet që paguhen në mbështetje të nenit 5, të ligjit nr. 10 383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
2. “Kontribute të detyrueshme të sigurimeve shoqërore” janë kontributet që paguhen në mbështetje të neneve 9 dhe 13, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore ne Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
3. “Kontribute” janë, përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe, pagesat e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe pagesat e detyrueshme të sigurimeve shëndetësore.
4. “Numri i sigurimit shoqëror” është “Numri personal”, që ka të njëjtin kuptim si në ligjin nr. 8951, datë 10.10.2002, “Për numrin e identitetit të shtetasve”, të ndryshuar.
5. “Organe tatimore” janë, sipas rastit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe drejtoritë rajonale tatimore
6. “Paga bruto” është paga që përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
7. “Person i detyruar për të paguar kontribute” është çdo person që detyrohet të paguajë kontributet e detyrueshme, sipas ligjeve nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nr. 10 383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
8. “I vetëpunësuar” është një tatimpagues i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit dhe në organet tatimore si “person fizik”. I vetëpunësuari mund ta ushtrojë veprimtarinë ekonomike me këto statuse: “i vetëpunësuar i vetëm”, “i vetëpunësuar me punëmarrës”, “i vetëpunësuar me punëmarrës dhe punonjës të papaguar të familjes”, “i vetëpunësuar pa punëmarrës me punonjës të papaguar të familjes”. Në kuptim të kësaj pike, termi “i vetëpunësuar” nuk përfshin personin e vetëpunësuar në bujqësi.
9. “Punëdhënës” dhe “persona të punësuar” kanë të njëjtin kuptim si në ligjin nr. 10 383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
10. “Shkalla e kontributeve” janë përqindjet e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të vendosura me ligjet nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nr. 10 383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
11. “Punonjës i papaguar i familjes” është anëtari i familjes në moshën e përcaktuar në legjislacionin përkatës në fuqi për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, që punon e bashkëjeton ligjërisht me të vetëpunësuarin.”.
Detyrimet për individët
Ishte
Neni 10
Detyrimi për të deklaruar
1. Personi i detyruar për të paguar kontribute, për çdo periudhë, duhet të deklarojë në organet tatimore të dhënat për kontributet në total dhe për çdo individ.
2. Deklarata për kontributet e subjektit duhet të përmbajë shumën e kontributeve, të sigurimeve shoqërore, të sigurimeve shëndetësore, për t’u paguar, numrin e kontribuesve.
3. Personat që janë të detyruar të paguajnë kontribute deklarojnë në organin tatimor të dhënat, sipas formatit të listë pagesës, ku, përveç të tjerave, shënohet për çdo person emri e mbiemri, numri personal, paga, shuma e kontributeve të sigurimeve shoqërore, të sigurimeve shëndetësore, si dhe e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, për t’u paguar.
4. Forma, përmbajtja dhe rregullat e deklarimit, në organet tatimore, të kontributeve.
Bëhet
Neni 10 Detyrimi për të deklaruar
1. Personi juridik dhe fizik i detyruar për të paguar kontribute, për çdo periudhë, duhet të deklarojë, në formë elektronike, në organin tatimor të dhënat e detyrimeve për kontributet në total dhe për çdo individ.
2. Personat juridikë dhe fizikë që janë të detyruar të paguajnë kontribute deklarojnë, në formë elektronike, në organin tatimor, të dhënat e detyrimeve për kontributet, sipas deklaratës përkatëse, ku, përveç të tjerave, deklarohet për çdo person emri e mbiemri, numri personal, paga, shuma për t’u paguar e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore, të sigurimeve shëndetësore.
3. Forma, përmbajtja dhe rregullat e deklarimit, në organet tatimore, të kontributeve dhe ndryshimit të numrit të punonjësve, përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Financave.”
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.