Zyra për Statistikat Kombëtare në Londër tregoi se Britania kontribuoi me 9.4 miliardë paund vitin e kaluar, rreth 180 milionë paund në javë, në fondet e BE. Pas “divorcit” pritet një zbritje prej 5 miliardë paundësh dhe 4.4 miliardë funte në kreditë e sektorit publik, siç janë pagesat nëpërmjet Fondit Europian të Zhvillimit Rajonal dhe Fondit të Garancisë Bujqësore.
Kontributi neto mesatarisht ishte vetëm 8.1 miliardë funte në mes të 2012 dhe 2016, në qoftë se përfshihen të dhënat e BE-së për kreditë në sektorin publik dhe privat të Britanisë, siç janë grantet e kërkimit shkencor për universitetet britanike, sipas ONS, shkruan The Guardian.
Kërkesa e 350 milionë funtave u kritikua gjerësisht, me Autoritetin e Statistikave të Britanisë së Madhe, duke thënë se ajo ishte “potencialisht mashtruese” dhe minoi besimin në statistikat zyrtare sepse injoronte paratë që BE i dërgon në Britani. Kryetari David Norgrove tha muajin e kaluar se ishte “i befasuar dhe i zhgënjyer” .
Kontributi i brendshëm i Britanisë në BE ishte 18.9 miliardë paund vitin e kaluar, e barabartë me 363 milionë paund në javë, “por kjo shumë parash nuk u transferua kurrë në BE”, tha ONS.