Mamat dhe gjyshet shpesh i përsërisin fëmijëve ‘Hani peshk të bëheni të zgjuar.’ E në fakt kanë të drejtë, me një diferencë të vogël: sipas një studimi të publikuar në American Journal të Mjekësisë Preventive se konsumi i peshkut të paktën një herë në javë rrit volumin e materies gri, për aq kohë sa ne e gatuajmë me metoda të shëndetshme, duke shmangur të skuqurat.
Sipas të dhënave të mbledhura nga 260 persona, që përveç se ofruan informacion në lidhje me zakonet e tyre të ushqyerit i janë nënshtruar një resonance magnetike të trurit, konsumi i peshkut të gatuar në skarë ose në furrë ‘zgjeron’ nga 4-14% zonat e trurit që lidhen me kujtesën dhe konjitivitetin. Por efekti pozitiv humbet nëse ju e preferoni peshkun të skuqur, edhe në qoftë se zgjidhni llojet më të pasur me omega-3, përgjgjësi kryesor për përfitimet e peshkut mbi sistemin nervor.
Në një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme nuk duhet të ndaloni asgjë, kështu që edhe peshku i skuqur ‘rrallë e për mall’ mund të tolerohet – shpjegon Amber Morelli, kreu i Shoqatës Kombëtare të dietologëve të Lombardisë – por skuqja e ekspozon ushqimin ndaj temperaturave shumë të larta që kanë një efekt negativ mbi cilësinë dhe sasinë e ushqyesve. Në mënyrë që të mos kompromentoni përmbajtjen e vitaminave dhe acideve yndyrore do të ishte shumë më mirë që peshkun ta gatuani për një kohë të shkurtër dhe pa arritur temperatura tepër të larta: në këtë mënyrë reduktohen rreziqet që mund të derivojnë nga konsumi i krudos, ka më shumë shije dhe mbi t gjitha përfitoni tërësisht nga ushqyesit e cmueshëm, i pari ndër të gjithë omega-3.”
Hulumtimi i sapo botuar tregon se ju duhet të hani peshk të paktën një herë në javë. Sikundër shpjegon Morelli: ‘Është minimalja. Do të ishte më mirë ta keni në tryezë të paktën dy apo tre herë në javë, ideale është ta konsumoni katër here në javë. ‘ Duke pasur parasysh se ka rëndësi shumë se si gatuhet, ekzistojnë gjithashtu peshq që janë ‘më të mirë’ se të tjerët? ‘Aktualisht nuk ka, mund të endemi midis varieteteve të ndryshme, duke përfshirë në dietë edhe frutat e detit, edhe pse më pak të pasur në omega-3, apo sepjet, kallamarët dhe oktapodët, që kërkojnë pak më shumë kphë për tu tretur për shkak të cilësisë së proteinave të tyre por që janë njësoj të dobishëm’ përfundon dietologu.