A do të ndikojnëshkurtimet e taksave të korporatave në rritjen e pagave për punëtorët? Një raport i Shtëpisë së Bardhë i vendos ekonomistët kundër njëri-tjetrit
Premtimi i Presidentit në lidhje me reformën tatimore ka qenë gjithmonë i qartë: ai do të reduktojë sasinë e të ardhurve që klasa e mesme paguan, por jo amerikanët e pasur. Megjithatë, sa herë që Donald Trump prezanton një plan të tijin në këtë drejtim, analistët shprehen se ndodh pothuajse gjithmonë e kundërta, shkruan The Economist.
Institucioni i Qendrës së Politikave Tatimore, kohët e fundit, ka mbushur boshllëqet në propozimet më të fundit të taksave republikane dhe arriti në përfundimin se më shumë se gjysma e përfitimeve të saj do të shkonin për 1% e atyre që fitonin më shumë.
Të ardhurat e tyre do të rriteshin me një mesatare prej 130,000 dollarësh amerikanë; ndërsa ata të shtresës së mesme do të përfitonin vetëm 660 dollarë. Shtëpia e Bardhë pohon se reforma e taksave është ajo që duhet për të nxitur rritjen e pagave të punonjësve. Por, a ka të drejtë në këtë mes?
Kjo mosmarrëveshje zvogëlohet atëherë kur bëhet e qartë se cilët janë ata që përfitojnëkur taksat mbi korporatat bien. Sipas institucionit të Qendrës së Politikave Tatimore, ata që përfitojnë janë kryesisht investitorët e pasur. Por në një raport të lëshuar më 16 tetor,sipas Këshillit të Këshilltarëve Ekonomikë (CEA) të Trump-it, zvogëlimi i normës së taksës së korporatave nga 35% në 20%, ashtu siç propozojnë republikanët, do të ndikonte nërritjene pagave vjetore nga 4,000-9,000 dollarë për njëfamilje mesatare.
Pretendimi ka ngjallur një debat të ashpër midis ekonomistëve, ku ata të krahut të majtë janë më skeptikët. Sipas një artikulli të publikuar së fundmi në “Wall Street Journal”, Jason Furman, i cili drejtonte Këshillin e Këshilltarëve Ekonomikë gjatë Presidencës së Barack Obama-s, vuri në dukje se nëse raporti do të ishte i drejtë, rritja e pagave do të ishte rreth tre deri gjashtë herë më e madhe në krahasim me koston e shkurtimit të taksave.
Larry Summers, një ish-sekretar i Thesarit të Shtetit, shkruante se nëse një student do t’i nënshtrohej pranimit për nëCEA, ai “me vështirësi do t’i jepte një notë kaluese”. Ekonomistët konservativë, si Gregory Mankiw nga Universiteti i Harvardit dhe Casey Mulligani nga Universitetii Çikagos, i janë përgjigjur me një breshëri diagramesh dhe algjebrash.
Ata theksojnë se taksat, duke qenë se ato shtrembërojnë stimujt, mund t’i kushtojnë ekonomisë më shumë sesa thjesht të rrisin të ardhurat. Ekonomistët e quajnë koston shtesë “humbje vdekjeprurëse”. Pasi të rimbursohen, nga shkurtimet e taksave mund të përfitojnë punëtorët dhe firmat nga më shumë se sa ata që i kushtojnë Thesarit të Shtetit.
Për shembull, investimi mund të rritet pas shkurtimit të taksave të korporatave, duke shkaktuar konkurrencë te punëtorët dhe duke rritur pagat. Për më tepër, nëse do të bazoheshim në teorinë standarde, në një ekonomi të vogël të integruar me tregjet globale, punëtorët do të paguajnë taksat mbi kapitalin, sepse firmat mund të rriten kur taksat rriten.
Paul Krugman dhe Brad DeLong, dy ekonomistë të krahut të majtë, kanë hedhur poshtë variantet e tyre dhe grafikët e paraqitur nga vetë ata. Por z. Mankiw dhe Mulligan treguan se parashikimet e CEA-s janë të paktën logjikisht të mundshme. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se është e arsyeshme. Ekzistojnë tri arsye për të dyshuar.
Së pari, për të llogaritur shifrat e saj, Shtëpia e Bardhë u mbështet në dy studime, se si pagat kanë ndryshuar me normat e tatimit në korporata ndërkombëtare dhe në të gjithë shtetet amerikane. Një rishikim i kohëve të fundit i këtyre dokumenteve, nga Jane Gravelle i Shërbimit të Kërkimit të Kongresit, gjeti që të dyja ishin me pasaktësi statistikore. Sidoqoftë, Mihir Desai nga Shkolla e Biznesit në Harvard, i cili ishte autori i një prej tyre, shprehet se CEA e keqinterpretoi punën e tij.
Nëse supozoni se taksa e korporatave krijon një humbje vdekjeprurëse dhjetëfish të të ardhurave që ngre, të dhënat e CEA-s janë të justifikueshme, shprehet ai. Por kjo është e paimagjinueshme.
Së dyti, ekonomia amerikane nuk është aspak e vogël dhe megjithëse mund të ketë pasur rrjedhje të kapitalit për shkak të globalizimit, shumë mundësi investimi në Amerikë si në Silicon Valley për shembull, janë të vështira për t’u replikuar diku tjetër. Kjo bën të mundur që një normë e lartë e taksave të korporatave të ketë më pak gjasa t’i dërgojë investimet jashtë vendit.
Së treti, analiza e Shtëpisë së Bardhë nuk ka marrë pothuajse fare në konsideratë elemente të tjera të planit të taksave republikane, si propozimi për të kaluar në një sistem taksash “territorial” të korporatave. Për shkak se kjo do të ndalonte tatimin e fitimeve të huaja të firmave amerikane, mund të inkurajonte investime jashtë vendit. Dhe nëse, siç është e mundshme që ulja e taksave financohet nga huamarrja, ka gjasa që ajo të nxisë rritjen e normave e interesit dhe dollarin. Kjo do të krijonte një tërheqje ekonomike.
Shtëpia e Bardhë nuk ka harruar të përfshijë edhe dokumentin e CEA-s në argumentin e saj për uljen e taksave. Megjithatë vlerësimi është pak a shumë optimist. Nuk ka asnjë lidhje të qartë ndërmjet shkurtimeve të taksave të korporatave dhe rritjes së pagave në vendet e pasura. Edhe Fondacioni Tatimor, një institucion në mbështetje të uljes sëtaksave të korporatave, parashikon një rritje më të vogël të pagave. Nëse republikanët do të kenë sukses në reformat që do të ndërmarrin, atëherë amerikanët mund të presin një rritje të vërtetë të pagave dhe jo vetëm një rritje fare të pakonsiderueshme.