Korridori 10 do të përfundojë deri në fund të vitit 2016, referoi Ministri serb i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç.
Duke vizituar seksionin e Korridorit 10 nga Vladicin Han e deri në Donji Neradovac në jug të Serbisë, Mihajloviq u tha gazetarëve se tashmë ka përfunduar 60 për qind e punës dhe se punimet nga kompania greke po zhvillohen sipas afateve të planifikuara.
Ai vuri në dukje se fondet për ndërtimin e tetë kilometrave të fundit të Korridorit 10 do të sigurohen brenda një muaji.
Gjatë vitit të kaluar, u shtruan 58 kilometra rrugë dhe një gjatësi tjetër prej 120 kilometrash pritet të shtorhet këtë vit, prej së cilit 70kilometra do të përdoren si autostradë, deklaroi Mihajloviç për të shënjuar përvjetorin e parë të mandatit të qeverisë, raporton B92.