“Korridori Blu”, projekt për një autostradë që nis në Velipojë dhe përfundon në Butrint, që lidhet më pas me brigjet kroate dhe greke, i pagëzuar si projekti rajonal që do të financojë BE, pritet të përmbyllë studimin e fisibilitetit këtë vit.
Seksioni shqiptar i këtij korridori është 350 km i gjatë dhe është një prioritet rajonal të përfshira në SEETO, bënë të ditur burimet në Ministrinë e Transporteve. Studimi i fizibilitetit është paraparë të përfundojë në vitin 2015. Një kërkesë zyrtare për fondin është paraqitur për të WBIF, njoftuan të njëjtat burime.
Kjo rrugë është domosdoshmëri për zhvillimin e turizmit, duke u dhënë interesuarve qasje në zona të gjera bregdetar. Segmentët rrugore ndahen në Velipojë – Shëngjin, Shëngjin – Patok, Patok – Durrës, Durrës – Divjakë, Divjakë – Seman, Seman – Vlorë, Vlorë – Dhërmi, Dhërmi – Sarandë, Sarandë – Butrint.
Aktualisht ka një studim fizibiliteti dhe projekti paraprak në dispozicion për segmentin Velipojë – Shëngjin, ka një kosto të llogaritur prej 40 milionë dollarësh amerikanë. Për pjesën tjetër, nuk ka asnjë studim fizibiliteti në dispozicion.
Mendohet që kosto e këtij projekti të jetë mbi 400 milionë euro. ideja e projektit është caktuar si prioritet në instrumentin e Paraanëtarësimit (IPA), çka shton shanset për financimin e tij në kuadër të integrimit në BE.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.