Dogana ka mbledhur 460 milionë euro nga 930 që duhet të mblidhte deri në fund të vitit, kurse ATK-ja grumbulloi 182 milionë euro nga 367 që ishin parashikuar në buxhet.
Sipas ekspertëve ekonomikë, me këtë trend të të ardhurave deri në fund të vitit Kosova do të përballet së paku me 300 milionë euro deficit buxhetor.
Situata pritet të keqësohet edhe më shumë gjatë muajve në vijim, kur në vend do të nisin projekte që kanë implikime të mëdha buxhetore, siç është ai i autostradës që lidh Kosovën me Shkupin, por edhe fillimi i pagesave për subvencione që i ka premtuar kryeministri në largim gjatë fushatës parazgjedhore.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.